Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Torta e shtëpisë me petë, e preferuara e Napoleon Bonapartit

Nga Media 0

Torta me peta dhe krem qumështi është e famshme në të gjithë botën dhe është një ndër ëmbëlsirat e mrekullueshme me shije të lehtë.

E njohur ndryshe me emrin Mille Feuile (Një Mijë Fletët), kjo ëmbëlsira është specialitet i vjetër i kuzhinës franceze, dhe madje kjo ëmbëlsirë thuhet se është e preferuara e perandorit të famshëm francez, Napoleon Bonapartit.

Kjo tortë është përgatitur prej dekadash edhe në pastiçeritë shqiptare apo nga vetë amvisat në shtëpitë e tyre.

Nga të gjitha tortat që përgatiteshin për festa të ndryshme apo dhe ditëlindje, më e preferuara ka qenë ajo me peta.

Përveçse ka një shije perfekte dhe të freskët ajo përgatitet shumë lehtë.

Mënyra më e thjeshtë për ta përgatitur në shtëpi:

Përbërësit

1 petë sfoliatë

Për kremin e pastiçerisë

120 g miell 00

200 g sheqer

2 g kripë e imët

10 të verdha vezësh

200 g qumësht

100 g ajkë qumështi

300 g ujë

Një lugë çaji me vanilje

Për dekorim nevojitet pak sheqer pluhur

Përgatitja

Për të përgatitur tortën e shtëpisë me petë, hapi i parë është pjekja e sfoliatës.

AgroWeb.org ju këshillon që petën ta nxirrni nga frigoriferi dhe ta lini në temperaturë ambienti përreth 15-20 minuta.

Në tavolinë, pasi ta keni pastruar mirë, vendosni petën e sfoliatës dhe me ndihmën e një thike ndajeni në tri pjesë të barabarta.

Me petës filloni dhe hapini të tria petët, kini kujdes që përsëri të jenë të barabarta.

Pasi t’i keni hapur petët, vendosni në një tavë letër kuzhine dhe futini për t’i pjekur në furrë  të parangrohur në 190 gradë për 10 minuta.

Pasi të ketë kaluar koha e duhur, ulni temperaturën e furrës në 170 gradë dhe piqini dhe për 30 minuta.

Me këtë metodë peta do të thahet plotësisht, dhe torta do të jetë krokante, me ngjyrë të artë dhe pa lagështi të tepërt.

Gjithsesi AgroWeb.org ju sugjeron që ta kontrolloni herë pas here, pasi pjekja mund të ndryshojë në sajë të furrës që po përdorni.

Kremi i Pastiçerisë

Ndërkohë filloni përgatitjet e kremit të pastiçerisë.

AgroWeb.org ju këshillon që në një tas të hidhni miellin, sheqerin dhe kripën, pasi t’i keni trazuar, shtoni një nga një vezët. Kujdes që gjithmonë të jeni duke i përzierë me telin e kuzhinës që të mos krijohen kokrriza.

Në një tenxhere vendosni qumështin, ujin, vaniljen dhe ajkën e qumështit për t’u ngrohur, por mos e lejoni që të vlojë kështu vezët nuk do t’ju priten.

Hidhni pak qumësht në tasin me vezët sheqerin dhe miellin, në mënyrë që temperatura të ekuilibrohet, dhe më pas kalojeni të gjithë masën në tenxhere.

Mos harroni që ta përzieni gjatë gjithë kohës derisa masa të fillojë të trashet dhe të formojë kremin. Kremin kalojeni në një tas dhe mbulojeni me qese kuzhine, në sipërfaqen e tij nuk do të krijohet kore.

Gjatë kësaj kohe, petët do të jenë gati. Hiqini nga furra dhe lërini të ftohen. Në një tavë apo tabaka të madhe vendosni petën e parë dhe me një lugë gjelle shtoni kremin e përgatitur. Sigurohuni që kremi t’ju mjaftoj për dy shtresat e tortës.

Kështu do të veproni derisa t’i keni vendosur që të tria petët. Në fund me një sitë spërkateni tortën në të gjithë sipërfaqen e saj me sheqer pluhur. /AgroWeb.org

https://agroweb.org/lajme/torta-shtepise-me-pete-e-preferuara-e-napoleon-bonapartit/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej