Ka than' i moçmi: 

"Besa, pra, mund të ketë shumë në këtë botë, atdheu është vetëm një."

- Çajupi

Topalli: Turp, Rama shkarkon për hakmarrje 3 kompozitorët më të mirë

Nga Skenderi 0

“Unë i kërkoj opozitës të bëjmë një mocion mosbesimi. Qeveria ka rënë”

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli akuzoi Kryeministrin Rama për shkarkimin nga detyra të 3 kompozitorë, Edmond Zhulali, Shpëtim Saraçi dhe Aflred Kaçinari.

Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend Topalli tha që “… Dje drejtori i TVSH shkarkoi 3 kompozitorët më të mirë, për të cilët jemi krenarë, Edmond Zhulalin, Shpëtim Saraçin dhe  Aflred Kaçinari. Pse duhen shkarkuar ato? Ç’të keqe kanë bërë? A jeni njerëz mor, a jeni deputetë? Deri këtu duhet të arrijë hakmarrja personale e një kryeministri? Rama vë fund të mandatit të tij shkarkoi 3 mjeshtrat e muzikës. ”

Më tej ajo hodhi akuza edhe për mos arrestimin e të shumë kërkuarit Kelmend Balili.

“Balili nuk do të kapet për sa kohë që Edi Rama të jetë kryeministër. Ai pret që Balili të bëhet 76 vjeç, që të arrestohet”, tha Topalli.

Gjithashtu ajo i kërkoi opozitës që të bëjë një mocion mosbesimi ku sipas saj qeveria ka rënë.

Sot ne seance.

Posted by Jozefina Çoba Topalli on Thursday, February 2, 2017

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej