Ka than' i moçmi: 

"Komunizma është një sëmundje e tmerrshme, si tërbimi i qenve dhe i ujqërve, është kolerë që nuk shkatërron vetëm trupin,por zemrën dhe shpirtin e njeriut."

- Mit'hat Frashëri

Topa Djegësi

Nga 27.al 0

Nga Majlinda Bregu

Dje, pas votimit të ligjit te SPAK, ligji tjeter qe percakton menyren e zgjedhjes se KLGJ dhe KLP, eshte terhequr ne minute te fundit ne seance plenare nga mazhoranca. Sipas asaj qe tha Kryetari i Kuvendit: per te gjetur konsensus.
Kam lexuar keto dite historine e reformes ne drejtesi ne Rumani, Bullgari e Kroaci meqe jane vendet ku parimi i Kushtezimit per t’u anetaresuar ne BE, i zuri para nesh. Edhe sot e kesaj dite askush nuk e thote dot as qe reforma atje u krye e plote, as qe e beri drejtesine krejt te pavarur.
Por, prej mbreme nje gje kam me te qarte, (shpresoj jo vetem une), edhe pse mjegulla e lojes se kush eshte TRIM e voton PRO Reformen ne Drejtesi, dhe kush eshte FRIKACAK E voton JO, po behet edhe me e dendur.
Kjo loje “Topa Djegesi” (e mban mend kush eshte i brezit tim),e rikthyer pas votimit te Korrikut), i shkon pas shijes e fijes vetem KM dhe maxhorances qe qeveris.
Une jam e qarte per rendesine qe ka kjo reforme per te mos e lene Shqiperine ne çarkun e izolimit e te pavemendjes. Jam e qarte edhe se sa mund duhet te nderrosh mendjen e vendeve Europiane e jo vetem se nje reforme e me zor arrire ne rezultat dhe per vendet e tjera, do te ndryshoje katerciperisht te ardhmen e Shqiperise. Por na kane vene ne prove!
Jo per letrat! Per te gjetur njerezit qe kane vullnet e kurajo per ta ndryshuar kete gjendje!

Ndaj them. Kjo reforme duhet mbyllur nje ore e me pare. Dhe kete nuk e pres nga shumica. Atyre ju volit te perdorin te vetmen karte, e cila ende nuk ka vulen e deshtimit si reformat e tjera; te mburren se po bejne ate qe duhet per vendin; se jane kurajoze; te qarte dhe ne linje lineare dakordesie me nderkombetaret. Madje, kaq mjeshterisht jane ne kete loje, sa po t’ kene mundesi do ta zgjasin deri në maj te vitit tjeter.
Kjo eshte loja e tyre. Do te isha shume e kenaqur te mos na kishin ne, opoziten ne kete loje.
Sepse une s’ po arrij dot te pertyp faktin se pse nuk “i djegim” e te dalin jashte kesaj loje. Pse duhet te jemi pro/kundra/ndoshta, per nje proces qe nese sot ka nje mundesi reale per t’u zbatuar e ka prej prej ndryshimeve qe ka bere opozita.
Sa me shume te zgjatet kjo histori do degjojme me pak per maturantet qe jane ende pa zgjidhje; per laboratoret qe nivelin e garancise per kontrollin e mbetjeve te riciklueshme e kane asfare te besueshem. Me pak do degjojme per permbytjet e zakonshme, per siperfaqet e pushtuara nga droga dhe sigurisht shume pak per te perditshmen e lenguar te shqiptareve.
Dhe s’do kete kohe te flasim as per zgjedhjet e si fitohen ndershmerisht madje.

Dhe ne fund.
Qe ne te jemi te besueshem mjaftueshem, kur flasim per kete qeveri, duhet te jemi te qarte e permbylltas me kete reforme ne drejtesi. Me veten, me nderkombetaret. Ndryshe, jo konfuze me veten e jo konfuze me nderkombetaret.

P.S. Kur ne loznim “Topa Djegësi” duhet te gjuaje fort sa ta digjje e ta nxirrje jashte loje kundershtarin. Perndryshe vetem zgjatej loja.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>