Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Toni Kroos: Na donin të eliminuar, mes tyre kishte edhe gjermanë

Nga Klodiana 0

Gjermania ishte jashtë Botërorit mbrëmjen e kaluar deri në minutën e 94 në sfidën direkte kundër Suedisë, ndeshja e dytë në Grupin F. Nordikët kaluan të parët në avantazh në minutën e 32 me Toivonen, ndërsa Marco Reus vuri barazpeshën në fillimin e pjesës së dytë. Situata u komplikua jo pak për “pancerat” kur Jerome Boateng e la ekipin me 10 lojtarë në minutën e 82 të sfidës.

Por një shpikje “alla gjermane” nga Toni Kroos shënon një supergol nga një pozicion i vështirë, pas një skeme me Reus, duke mposhtur portierin Olsen në minutën e 94 të ndeshjes. Pas takimit, Kroos befasoi me deklaratën e tij, duke thënë se shumë e donin Gjermaninë të eliminuar, mes tyre, tha ai, ka edhe gjermanë.

“Ia arritëm të fitonim një ndeshje që duhej ta fitonim patjetër. Ishin të shumtë njerëzit që donin që ne të eliminoheshim para kohe, madje edhe gjermanë, por nuk do ia bëjmë aq të lehtë. E merituam këtë fitore, ushtruam shumë presion, edhe pse nuk krijuam shumë. Në fund na mjaftoi për të fituar. Tani nuk kemi kohë për të pushuar, dhe duhet të përgatitemi për ndeshjen ndaj Koresë që na duhet ta fitojmë me patjetër”, u shpreh Kroos.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej