Ka than' i moçmi: 

 "Askush nuk është më i skllavëruar se ai që gabimisht mendon se është i lirë."

                                                                                        -Gjergj Fishta

Tom Doshi jep 5 mijë euro premio për çdo fitore të Vllaznisë

Nga Media 0

Vllaznia nuk do të jetë vetëm në këtë fazë të kampionatit. Në skenë është futur edhe biznesmeni dhe politikani i njohur Tom Doshi, i cili po bën realitet një premtim të hershëm të tij, atë të ndihmës financiare.

“Kompania ime farmaceutike do të jetë sponsor gjeneral për Vllazninë dhe do luftojmë që ajo të dalë kampione. Nuk më intereson të bëhem president, sepse nuk vuaj për të tilla gjëra. Më intereson vetëm të hedh lekë e të ndihmoj Vllazninë”, pati deklaruar pak kohë më parë Tom Doshi.

Fitorja e arritur ndaj Flamurtarit në ndeshjen e fundit në Shkodër ka ringjallur entuziazmin në qytet, por tani e tutje ambiciet rriten dhe gjithashtu skuadra ka një motivim shtesë për të tentuar fitore në çdo ndeshje.

Një shpërblim 5000 euro për fitore do të jetë në fuqi në çdo ndeshje deri në fund të kampionatit dhe këtë premio e ka vendosur pikërisht Tom Doshi.

Një shifër e konsiderueshme, pasi nuk ka lidhje me premion që mund të japë klubi, ndaj atmosfera në kampin shkodran është e shkëlqyer.

http://shqiptarja.com/sport/2726/tom-doshi-5-mije-euro-premio-per-cdo-fitore-te-vllaznise-472960.html?pos_5

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej