Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Toka po largohet nga Dielli, a po zhytemi në errësirë?

Nga Media 0

Dielli është duke humbur ngadalë fuqinë tërheqëse që ka ndaj planeteve të sistemit tonë, e për pasojë edhe Toka është duke u larguar prej tij.

Por a do të thotë kjo që shtëpia jonë e përbashkët po largohet në hapësirë drejt errësirës?

Këtu nuk ka vend për panik, pasi siç sqarojnë autorët e këtij studimi, Toka largohet çdo vit me 1.5 centimetra nga Dielli.

Antonio Genova i Qendrës Hapësinore Goddard të NASA-s shpjegon se përllogaritja është bërë në bazë të të dhënave të përfituara nga sonda Messenger e Agjencisë Hapësinore Amerikane.

Dielli është duke humbur masën e tij si pasojë e stuhive diellore. Sa më shumë stuhi të tilla të ndodhin në sipërfaqen e yllit tonë, aq më e dobët bëhet fuqia ekuilibruese e tij në sistem”, thotë Genova.

Sipas këtij studimi, sa më e madhe të jetë masa e një planeti dhe distanca e tij nga Dielli aq më shumë thellohet. Si shembull Genova sjell Jupiterin.

“Jupiteri është në një distance 10 herë më të largët se Toka nga Dielli dhe largohet me 14 centimetra çdo vit prej tij”, shpjegon ai.

Shkencëtarët parashikojnë se Dielli ynë është në proces shndërrimi në një gjigant të zjarrtë, që do të thotë se nuk do të përçojë dot më tek planetet e sistemit ngrohtësinë e tij. Ky proces pritet të realizohet për rreth 5 miliardë vite.

Toka po largohet nga Dielli

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej