Ka than' i moçmi: 

"Është virtyt që njeriu të shohë dhe të njohë të metat e tij."

- Mit'hat Frashëri

Tiranë/ Shtohen masat e sigurisë në ambasadën ruse

Nga Rexhina Biba 0

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Turqi, ku u vra ambasadori rus, Policia e Shtetit shqiptar shtoi masat e sigurisë në Ambasadën e Federatës Ruse në Tiranë.

Një patrullë shtesë është stacionuar pranë selisë diplomatike ruse, ndërsa masat janë shtuar dhe në ambasadat e tjera.

Burime pranë policisë thanë se në terren janë dhe agjentë të Antiterrorit dhe Shërbimit Informativ, edhe pse nuk ka informacione për sulme të mundshme terroriste.

Prej ditës së hënë policia kaloi në gadishmëri deri më 5 janar për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë festave të fundvitit.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej