Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Tiranë, sekuestrohen 700 fishekzjarre të rrezikshme

Nga Ejona 0

Prej ditësh shërbimet e policisë në terren po vijojnë kontrollet ne tregjet kryesorë të kryeqytetit për parandalimin e tregëtimit të fishekzjarreve të rrezikshme, të cilat shpesh herë janë bërë shkak për incidente gjatë festimeve të ndërrrimit  të viteve. Po paravëresisht se ligji e ndalin shumë prej subjekteve tentojnë të tregetojnë fishekzjarre me fuqi piroteknike te madhe. Deri tani janë sekuestruar 700 fishekzjarre.

Prej ditesh, të gjitha shërbimet në terren në bashkëpunim dhe më zjarrfikëset, dhe policinë bashkiake  kanë marrë urdhër të tregojnë kujdes për parandalimin e incidenteve nga fishekzjarrët. Për këtë tashmë çdo biznes apo dhe institucion, i cili ka parashikuar përdorimin e tyre për arsye festive, duhet të marrë leje  shërbimin zjarrfikës.  Po pavarësisht kesaj shumë biznese tentojne të tregëtojnë këto artikuj të rrezikshëm, ndërsa ligji e percakton qartë se per c ilat duhet lejë nga shërbimi zjarrfikës

Ndërkohë qe ne ligjin nr. 9272, datë 16.9.2004 thuhet se:

“Lëndët piroteknike dhe fishekzjarrë për përdorim civil, që lejohen të importohen, eksportohen apo prodhohen në Republikën e Shqipërisë, janë ato mallra, transformimi i të cilave bëhet vetëm me djegie, me shpejtësi 1-10 m/sek, të cilët lëshojnë flakë dhe dritë, me ndriçim, me ngjyra të ndryshme.”

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej