Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Tiranë/ Sekuestrohen 43 kile drogë, arrestohet 35 vjeçari

Nga Klodiana 0

Policia ka finalizuar operacioni antidrogë i koduar “Next” ku ka sekuestruar 43 kilogramë e 550 gramë lëndë narkotike, një automjet dhe 2 aparate celularë duke arrestuar dhe poseduesin e tyre Alfred Muratin.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së posaçme të operacioneve speciale, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas transportonte në kryeqytet sasi të konsiderueshme lënde narkotike duke përdorur automjetin e tij, organizuan dhe zhvilluan operacionin antidrogë të koduar “Next”.

Si rezultat i operacionit u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit :

– Alfred Murati, 35 vjeç, banues në fshatin Nuaj, Njësia Administrative Cudhi, Krujë.

Ky shtetas më datë 12.08.2017, është konstatuar duke lëvizur me automjetin e tij tip “Mercedez” në aksin rrugor Fushë Prezë – Rinas dhe është ndaluar nga shërbimet e policisë në fshatin Ahmetaq, ku gjatë kontrollit fizik të ushtruar në automjet janë gjetur qese plastike të mbushura me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

– 43 kilogramë e 550 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

– Automjeti tip “Merecedez”.

– 2 aparate celularë.

Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale ” Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej