Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Tiranë, në dhjetor vendosen koshët e diferencuar për mbeturinat

Nga Rexhina Biba 0

Qytetarët e Tiranës brënda dhjetorit  do t’i hedhin mbeturinat në kazanë të diferencuar, të cilët do të vendosen në lagjet dhe rrugët e kryeqyetit nga bashkia.

Bashkia ka nisur një projekt për informimin e nxënësve në të gjitha shkollat dhe kopshtet e Tiranës mbi mënyrën e diferencimit të mbetjeve, dhe pasi të ketë mbaruar fushata e informimit do të vazhdojnë me shpërndarjen e konteinerëve në të gjithë Tiranën.

Si fillim, projekti do të nisë të zbatohet në  qendër të kryeqytetit dhe gjatë gjithë vitit të ri 2017, pritet të jetë nën kontroll i  gjithë territori i kryeqytetit.

Ndërmarrja “Eco Tirana”, e ndërtuar në bashkëpunim me Bashkinë e Veronës ka nisur si fillim fushatën për sensibilizimin e qytetarëve, për të nisur më pas punën në  muajin dhjetor për një Tiranë më të pastër.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>