Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Tiranë, gardisti vret gruan me armën e shërbimit

Nga Media 0

Një ngjarje tragjike është shënuar në kryeqytet, në në orët e para të mëngjesit të sotëm. Punonjësi i Gardës së Republikës, Alket Arapaj ka vrarë me armën e tij të shërbimit gruan  e tij, 36- vjeçaren, Ervilma Seferi.

Mësohet se gardisti e ka qëlluar tre herë me armën e shërbimit gruan duke e lënë të vdekur në vend. Kanë qenë fqinjët që kanë lajmëruar policinë pasi dëgjuan të shtënat me armë zjarri dhe fëmijën duke qarë.

Pas ngjarjes, 44-vjeçari është arrestuar menjëherë nga shërbimet e policisë. Çifti ka një fëmijë, ndërsa nuk dihet se për çfarë ka qenë konflikti në familje që solli edhe ngjarjen e rëndë.

Gardisti është me arsim të lartë ushtarak (1993-1997), me gradën Kapiten me 21 vite punë ne Gardën e Republikës. Ai njihet si njeri me sjelle të mirë, ndërsa ishte edhe predikues i riteve fetare.

Alket Arapaj ishte i pajisur me armë e shërbimit tip pistoletë, të cilën në bazë të ligjit ka të drejtë ta mbajë me vete edhe jashtë orëve të shërbimit.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej