Ka than' i moçmi: 

"Komunizma është një sëmundje e tmerrshme, si tërbimi i qenve dhe i ujqërve, është kolerë që nuk shkatërron vetëm trupin,por zemrën dhe shpirtin e njeriut."

- Mit'hat Frashëri

Tiranë/ Çelet Shkolla verore Europiane

Nga Skenderi 0

Është mabjtur në Kryesinë e Kuvendit ceremonia për çeljen e Shkollës verore Europiane, e ngritur me nismë të Këshillit Kombëtar të Integrimit.

Kryetarja e këtij këshilli, Majlinda Bregu  ka vlerësuar se, kjo shkollë mund të luajë një rol kyç në procesin e integrimit të vendit, i cili, siç tha ajo, nuk varet vetëm nga administrata e dikastereve përkatëtse.

Gjatë fjalës së mbajtur në këtë ceremoni Kryetari i Kuvendit Ilir Meta tha se kjo  shkollë ka rëndësi të mirëfilltë dhe është një “gur i çmuar” për avancimin e procesit të integrimit. Gjitashtu Meta theksoi se për këtë duhet dhe dialogu konstruktiv për të inkurajuar vazhdimin e reformave.

Ndërsa ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, gjithashtu  vlerësoi rëndësinë e kësaj shkolle. Vlahutin gjatë ceremonisë  deklaroi se, “integrimi është një proces modernizimi që ndryshon bërthamën e komunikimit mes qytetarëve dhe institucioneve”.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>