Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Tirana të mbështesë Prishtinën: Të ulë traun për produktet serbe

Nga Media 3

Nga Ilir Babramo

Më në fund qeveria Haradinaj ndërmori hapin që një qeveri e Kosovës duhet të kishte bërë të paktën dhjetë vjet më parë. Qeveria e Prishtinës vendosi të zbatojë një taksë prej 100 për qind për çdo produkt serb që hyn në territorin e Kosovës. Ky veprim energjik përbën të vetmen përgjigje ndaj agresionit shumëplanësh të Serbisë. Në mënyrë konstante Beogradi po përdor çdo mjet politik dhe diplomatik për ta kthyer Kosovën një shtet të dështuar dhe për ta mbajtur atë një koloni ekonomike të saj.

Vendimi i qeverisë së Prishtinës erdhi vetëm një ditë pas dështimit spektakolar që pësoi ajo dhe Perëndimi në Dubai, ku u rrëzua për të katërtën herë kërkesa e Kosovës për t’u anëtarësuar në Interpol. Ky rrëzim u shoqërua me një festë deliri në Beograd. Situatë vërtet cinike, madje skizofrenike. Në kohën që nuk e pranon Kosovën si shtet, Beogradi përdor CEFTA-n, marrëveshjen e tregëtisë së listë mes shteteve të rajonit për të fituar çdo vit të paktën 500 milionë euro pikërisht nga ky shtet që nuk e njeh, pikërisht nga shteti i cili importet më të mëdha i ka nga Serbia.

Sigurisht qeveritë pasuese të Kosovës e kanë ditur këtë realitet. E kanë pranuar, janë dorëzuar në heshtje nga presioni që bëjnë në Prishtinë ata që rëndom thirren si oligarkë, të cilët janë bërë të tillë përmes statusit si importues të produkteve serbe. Përmes këtij korruptimi politik Kosova është kthyer në një koloni ekonomike serbe, ku thuajse çdo gjë që konsumohet është Made in Serbia. Tentakulat e këtij kolonizimi kanë filluar të shtrihen deri dhe në Shqipëri, ku ashtu si në Kosovë ka vërshuar mielli serb i cilësisë së ulët që në vendet evropiane përdoret si ushqim për kafshët, miell që vjen nga stoqet e vjetëruara të ushtrisë serbe.

Vendimi i qeverisë Haradinaj ka shkaktuar reagime negative në Bruksel. Mogerini ka kërkuar që qeveria e Prishtinës ta anulojë këtë vendim, ndërkohë që Thaçi hesht dhe oligarkët kanë filluar të deklarojnë se është një vendim i marrë në gjaknxehtësi. Qeveria Haradinaj nuk duhet lënë e izoluar në këtë nismë. Rrethanat janë të tilla sa shqiptarëve nuk ju kishte ngelur tjetër rrugë ndaj agresionit të Beogradit: vetëm ulja e traut. Madje aparati shtetëror kosovar duhet të trajtojë si kolaboracionist këdo që importon nga Serbia. Zgjidhje ekstreme, por e vetmja në situatën esktreme të krijuar.

Dhjetë vjet nga shpallja e pavarësisë së Kosovës strategjia e Beogradit është e qartë: të imponojë ndarjen ose boshnjakëzimin e Kosovës si dhe ta mbajë Kosovën koloni ekonomike të saj. Ka vetëm dy mënyra për t’i ushtruar presion Serbisë ta njohë pavarësinë e Kosovës. E para është procesi i anëtarësimit të saj në Bashkimin Europian. Thënë më teknikisht kapitulli 35 I negociatave Bruksel – Beograd. Përmes këtyre negociatave Beogradi duhet të njohë kufijtë me vendet fqinjë, në të kundërt anëtarësimi i saj ngec. Çelësin e dytë e kanë në dorë shqiptarët. Ti prekin nervin e zbuluar, strategjinë e saj për ekspansion ekonomik. Pikërisht për këtë arsye çdo qeveri në Prishtinë nuk duhet të tërhiqet nga vendimi i fundit i qeverisë Haradinaj deri në njohjen e pavarësisë nga Beogradi, pavarësisht presionit që mund të bëhet. Mjet tjetër nuk kanë në dorë. Nuk ka përse t’i druhet presionit. Beogradi ka dhjetë vjet që është nën presion për të njohur pavarësinë dhe nuk ka lëshuar pe. Në të kundërt , nëse vendimi i qeverisë Haradinaj bie do ishte kapitullim. Presioni i Brukselit do ishte alibi. Rrethanat korruptive do ishin ulëritëse.
Qeveria e Prishtinës nuk duhet lënë vetëm në këtë nismë. Vendimit të saj duhet ti bashkohet dhe qeveria e Tiranës. Ka dhjetëra arsye. Marrëveshja e CEFTA- mes Moldavisë, Serbisë, Kosovës , Malit të zi dhe Bosnjës nuk është e patjetërsueshme si dhjetë urdhëresat e Dhjatës së Vjetër. Ajo nuk mund të bjerë ndesh me interesim ekonomik dhe kombëtar të çdo shteti aderues.

Qeveria Rama e ka një shkak të qartë. Beogradi ka bllokuar linjën e intekonjeksionit Shqipëri Kosovë për vite me rradhë, ndonëse për ndërtimin e saj Gjermania ka dhënë një kredi me vlerë mbi 100 milionë euro. Vetëm për këtë arsye Tirana duhet të ulë traun për produktet serbe deri në momentin zhbllokimit të interkonjeksionit. Ca më tepër që nuk bëhet fjalë për një koflikt të Serbisë me Moldavinë. Eshtë konflikt me Kosovën me të cilën qeveria shqiptare po përgatit marrëveshjen e bashkimit doganor.

Historikisht Beogradi është përpjekur ta zgjidhjë konfliktin e Kosovës duke negociuar me Tiranën. Në kanalet e tyre të komunikimit mund ta bëjnë këtë demarsh: zhbllokoni interkonjeksionin ose në Shqipëri nuk hyjnë mallra serbe. Ndërkohë që Thaçi hesht dhe Rama nuk ndërmerr këtë hap për të gjithë bëhet e qartë se kryeministri shqiptar mbështet negociatat e dy presidentëve për ndarjen e Kosovës, krejt ndryshe nga cfarë mendojnë të gjithë në të dyja anët e Drinit.

Loading...

Komente (3)

  1. Si mund et jesh kaq …? Ku te shpie mendja e … o gazetar, kohe izolime eshte edhe ky shekull?

  2. Qeveria e Tiranes duhet po ashtu ti vere 100% taklse te gjitha mallrave Serbe qe hyne ne Shqiperi, si dhe te rivendose regjimin e vizave per qytetaret Serbe qe duan te vizitojne Shqiperine. Kjo derisa Serbia te cmobilizoje ushtrine e saj komplet (Serbia si fajtore e krimeve kunder njerezimit ne Ballkan nuk duhet te lejohet te kete ushtri fare – por vetem te monitorohet nga nje njesi e posacme e Kombeve te Bashkuara), si dhe te njohe Republiken e Kosoves.

    Qytetaret e Shqiperise

  3. Serbia ka luftuar me para militaret,ka bere krime ne bashke punim me policine serbe.Mjaftojne e teprojne repartet e Delijve per te bere masakra edhe me te medha.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej