Ka than' i moçmi: 

"Sod nuk don me dijt kush si je, po si dukesh e si paraqitesh."

- Anton Harapi

Tirana shkatërron Flamurtarin, Korabi mrekulli në Durrës

Nga 27-shi 0

Tirana duket se po kthehet në ditët e veta të mira, duke vënë kandidaturën për t’u bashkuar me grupin e skuadrave pretendente. Pas katër barazimeve në po aq javë të kampionatit, një prej të cilave të arritur në derbin e “Elbasan Arena”, ndaj Partizanit, bardheblutë e kanë shkatërruar Flamurtarin me rezultatin 3-0. Tirana ka dominuar dhunshëm ndaj skuadrës së ish-trajnerit të saj, Gugash Magani, ndërkohë që Taku ishte i mrekullueshëm, duke u bërë autori i dy golave, ndërsa vlonjatët bënë shumë pak për të kundërshtuar vendasit. Vetëm në fillim të takimit rezikuan dy herë seriozisht portën e Likës, por Bushiç, sado në formë të mirë të jetë, gjithmonë e ka të vështirë ta gjejë golin.

FUTBOLL TEUTA KORABI - Ndeshja e futbollit, Teuta-Korabi,2-3, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, luajtur ne stadiumin Niko Dovana, ne Durres./r/n/r/nSOCCER TEUTA VS KORABI - Albanian Super League football match Teuta vs Korabi, 2-3, at the Niko Dovana stadium in the city of Durres.

Nga ndeshja e sotme Teuta – Korabi (2-3)

Ndërkohë në Durrës është Korabi që ka bërë mrekullinë, duke fituar 3-2 ndaj Teutës vendase dhe duke e zhytur atë në një krizë të thellë. Plaku, Nexhipi dhe Kaja janë autorët e golave për dibranët, ndërsa Tatik dhe Kotobelli kanë shënuar dy golat e parë për Teutën në këtë kampionat, por që gjithsesi nuk kanë vlejtur për të përfituar qoftë edhe një pikë.

Rezultatet/ Java V

Skënderbeu – Vllaznia      3-0

Luftëtari – Laçi                   1-0

Kukësi – Partizani              1-0

Teuta – Korabi                    2-3

Tirana – Flamurtari           3-0

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej