Ka than' i moçmi: 

"Komunizma është një sëmundje e tmerrshme, si tërbimi i qenve dhe i ujqërve, është kolerë që nuk shkatërron vetëm trupin,por zemrën dhe shpirtin e njeriut."

- Mit'hat Frashëri

Tirana pa fitore, Flamurtari pa lekë

Nga 27-shi 0

Nesër do të jetë një ndeshje midis dy skuadrave me shumë histori në futbollin shqiptar, ajo ndërmjet Tiranës dhe Flamurtarit. Megjithatë, duket se edhe këtë sezon, të dyja këto ekipe nuk janë më në pozita për të rivalizuar me Skënderbeun dhe kjo duket që në fillim të këtij kampionati. Janë luajtur vetëm katër javë dhe Skënderbeu ka krijuar një distancë të frikshme, 8 pikë në avantazh nga bardheblutë dhe vlonjatët. Tirana e Dajës ende nuk është mundur, por edhe nuk ka fituar asnjë takim, ndërsa Flamurtari është gjithashtu në kuotën e 4 pikëve (1 fitore, 1 barazim), megjithëse i ka humbur dy nga katër ndeshjet e fillimit të kampionatit. Kryeqyetetasit kanë shënuar vetëm dy gola, me anë të mesfushorëve Taku dhe Marville, ndërsa vlonjatët kanë një hall më të madh. Skuadra nuk është paguar dhe kjo ka reflektuar me paraqitjen e futbollistëve në fushën e lojës, ndërkohë që presidenti Sinan Idrizi vazhdon të garantojë financa të shëndetshme të klubit, gjatë të gjithë sezonit futbollistik.

Kategoria Superiore/ Java V

Sot

Luftëtari – Laçi (luhet në Ballsh)

Kukësi – Partizani

Vllaznia – Skënderbeu (luhet në Korçë)

Nesër

Teuta – Korabi

Tirana – Flamurtari

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>