Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Tirana, më e keqja në Europë/ “Bashkia të punojë, të lërë shfaqjet mizerabël”

Nga Media 0

Nga Petrit Vasili

Tirana me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë per shkak te bufonëve që e drejtojnë.

Mercer ofron renditjen e përvitshme mbarë botërore rreth standardeve të jetesës nga studimet më të fundit të “Worldwide Quality of Living Surveys”.

Indeksi Mercer tregon qartë se Tirana është qyteti me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë.

Është edhe qyteti i fundit në Rajon me cilësine më të keqe të jetës.

Jua kemi thënë mijra herë këtyre bufonëve në Krye të bashkisë së Tiranës, që të punojnë dhe të lënë shfaqjet mizerabël sepse po rrënojnë qytetin.

E kanë kthyer Tiranën nga një qytet në një konvikt gjigand të degraduar.

Urrejtja e tyre për Tiranën është shumë e madhe ndaj vetëm e plaçkisin,e grabisin dhe e zhbëjnë për ditë.

Tirana duhet çliruar nga ky pushtim, nga mbretërimi i agjitacionit dhe propagandës dhe nga asgjëbërësit në krye të saj.

Tirana duhet t’i kthehet qenies kryeqytet dhe duhet të çlirohet përfundimisht nga provincializmi erë myk që e ka zaptuar dhe po i merr frymën si asnjëherë në historinë e saj të gjatë.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej