Ka than' i moçmi: 

"Sod nuk don me dijt kush si je, po si dukesh e si paraqitesh."

- Anton Harapi

Tirana, koha për të thyer kampionët

Nga 27-shi 0

Deri tani kampionati kombëtar i futbollit ka kaluar gjashtë javë pa ngjyrë. Skënderbeu ka marrë pikët e plota pa luajtur qoftë edhe një transfertë të vërtetë, fushave i ka munguar spektakli dhe golat, arbitrat janë kthyer përgjithësisht në personazhe negativë, shpesh duke ndikuar direkt në rezultatet teknike të takimeve, madje edhe derbi Partizani – Tirana u kthye në i pazakontë, pasi u luajt në Elbasan dhe nuk la asnjë shenjë. Ndërkohë që sot, pritet një ndeshje që mund ta thyejë këtë monotoni dhe ta bëjë më interesant edicionin. Në orën 17:00, në “Selman Stërmasi” do të jenë përballë Tirana dhe Skënderbeu. Bardheblutë i janë afruar peshës së fanelës, si asnjëherë vitet e fundit dhe të bëjnë të shpresosh, duke treguar se janë të aftë për ta rihapur kampionatin, ndërsa Skënderbeu, me një fitore të mundshme mund të mbyllë edhe gojët e kritizerëve dhe ta ndihmojë Agostinelin të vendosë rekorde. Daja do të ketë në dispozicion formacionin më të mirë të mundshëm sipas tij, pak a shumë atë që ka pritur gjatë këtyre javëve, me Likën në potë, në mbrojtje Kërçiku, Muça, Teqja dhe Hoxhallari, në mesfushë Taku, Karabeci dhe Merveil, ndërsa në majën e sulmit debutuesi Cise do të ndihmohet nga Muzaka dhe Moise. Skënderbeu pritet të përgjigjet me Shehin në portë, në mbrojtje Vangjeli, Radas, Osmani dhe Mici, në mesfushë Fukui, Lilaj (mund të zëvendësohet nga Mustafa për shkak të një dëmtimi), Orelesi dhe Latifi, në majën e sulmin Salihi dhe pas shpinës së tij Xhejms.

Kalendari i javës VII

Sot

Kukësi – Korabi                  14:00

Tirana – Skënderbeu         17:00

Nesër

Vllaznia – Laçi                    14:00

Partizani – Flamurtari      17:00

Teuta – Luftëtari                17:00

 

     KLASIFIKIMI       N            F             B             H            Gol         P

  1. Skënderbeu     6             6             0                 0             10-1       18
  2. Partizani          6             3             2                  1             5-1          11
  3. Kukësi              6             2             4                  0             7-3         10
  4. Tirana              6             2             4                  0             6-2         10
  5. Vllaznia           6              1             4                  1              3-4          7
  6. Luftëtari          6             2              1                  3             3-8          7
  7. Flamurtari      6             1              2                  3             7-8          5
  8. Korabi             6             1              2                  3             3-6          5
  9. Laçi                  6              0             3                  3             0-4         3
  10. Teuta               6             0              2                  4             2-9         2

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej