Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

“Ti qënke malok”…

Nga Media 3

Nga Ilir Seci

Nuk më ban ndonji përshtypje sharjet histerike të asaj militantes te tendat e opozitës. E kqyra dy a tre herë videon e asaj qenie të frustueme, që ulërinte: “Malokë të fëlliqur!…”
Duke e pa në video e mëshirova, ishte për mëshirë, ajo dukej si një kone e braktisun që askush nuk i jep strehë… e ndoshta për njat’ ngjasonte ma shumë me nji kone që ka humbë besimin tek njerëzit, tek të afërmit, te miqtë, te bota…

Këtë bindje ma përforcoi fama e saj që nuk vonoi dhe u shfaq në rrjete sociale, pse sot jetojmë në një kohë, kur çdokush mund bahet i njohun për 5 minuta! Në ato 5 minuta fame, kjo femën shfaqej në nji debat televiziv duke u sha e përla me tezen e saj! 
Mos ja merrni për të madhe o Malokë!
E paska me të tanë kjo Eklarina!
E kqyra në video, kur shkonte me ja nxjerrë sytë tezes së vet, motrës së nanës! Edhe po mendojshe:
– “Fryt i çfarë bashkimi prindëror mundet me dalë një qenie e tillë?! Mos vallë prindërit e saj nuk e kanë dashtë e janë mundue ta abortojnë!? Tanë ajo urrejtje, tanë ajo mëri e saj e ka nji shkak!?”
Do psikologë thonë se njeriu që rritet pa dashni bahet urrejtës! Disa tjerë thonë se njeriu mundet me lindë sakat në shpirt, dikujt mundet me i mungue nji sy ose të dy, nji dorë e kambë ose të dyja, por prapë mundet me pasë një shpirt të plotë të pasakatuem! Njerëz, nuk ka të metë ma të madhe se me qenë mangut në shpirt! Pse gjymtyrëve, duerve, kambëve, tash edhe syve u bahet dermani, e në mos u baftë dermani, vihen proteza, ndërsa për shpirtin nuk ka proteza! As nuk mund bahet as transplant si bahet zemra! Sakati në shpirt mbet njashtu sa të jetë gjallë! Prandaj edhe e urren botën aq shumë nji qenie e tillë…
… Nuk më bani përshtypje shumë Eklarine Frustuesja, pse nuk asht hera e parë që e ndiej dikënd tue sha Malokët… E di edhe tjetrën se nuk asht e vetmja që e mendon atë gja. Thjesht, kjo militantja në ketë rast tha atē që mendoi, ndryshe nga të tjerë që e mbajnë përmbrenda. Ndryshe nga të tjerët që kanë rezistencë pak ma të gjate, janë ma finokë dhe para se me thanë diçka për “Malokët e fëlliqur”, kqyrin vëmendshëm përreth, kqyrin njiherë kush asht rreth e përqark e mandej shprazin çka mbajnë në bark…
Na, shqiptarët jemi shoqni me shumë probleme të trashegueme dhe të reja. Shekuj të tanë sundimesh të hueja duke fillue nga Roma, nga Bizanti e deri te Perandoria Osmane na kanë shndërrue në nji popull me mendësi skllavi! Skllevërit mbasi thyhen e pranojnë autoritetin e sundimtarit dhe krejt mllefet, krejt dufet, krejt inatet i orientojnë ndaj shokut të zinxhirëve! Ndaj atij, me të cilin ndajnë zinxhirët. Nuk asht nevoja me qenë domosdoshmerisht zinxhirë realë… ka lloj-lloj zinxhirësh. Ma të randët janë ato që nuk shihen! Kjo na ka gjetë ne si komb dhe kushdo që kërkon nji provë le ta kqyrin atë video të Militantes Idhnake…

Loading...

Komente (3)

  1. MALOKET jane ata shqiptar qe preferuen te bajne nji jete shume te zorshme veç MOS ME U BA TURQ.
    MALOKET JANE HEROJT TONE.

  2. Ernest Koliqi ka thane: KU FILLOJNE SHTEPIJAT E MALOKVE, ATY FILLON SHQIPNIA.

  3. Me nje fjali ke pikturuar nje epoke:
    Skllevërit mbasi thyhen e pranojnë autoritetin e sundimtarit dhe krejt mllefet, krejt dufet, krejt inatet i orientojnë ndaj shokut të zinxhirëve! Ndaj atij, me të cilin ndajnë zinxhirët.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej