Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Ti nuk lexon, konsumon, fejsbukon, snobon, por ti nuk lexon

Nga Media 0

Ty Albatrosi të duket hata, ty Erdogani të duket baba, ti pa pirë hashash je në hava, të kam rixha ty të ka gjetur kjo bela.

Ti nuk lexon.
Ti shkon në panair, ti del në foto me libra sidomos në plazh, ti ke poet modern të preferuar Dritëro Agollin sepse ti nuk lexon.
Ti ben sikur lexon.

Ti eksperimenton. Ti ndan një fjali dialektore medioker në disa copa dhe e quan art. Ti shpërndan thënie çdo mengjes si simite të ngrohta, ti krijon poezi çdo mbrëmje si miell qoftesh për të nesërmen.

Por ti konsumon, ti nuk lexon.
Ti sheh seriale turke, ti jep mendime për fenë pa lexuar librin tënd fetar, ti futesh në debate pa krye. Ti lufton.
Ti fejsbukon, ti tumblron, ti blogon, ti mediton, ti për çdo gjë ke një opinion por ti nuk lexon.
Ti bën sikur revoltohesh madje edhe kërcënon.

Ti politizohesh. Por ti nuk je as i djathtë, as i majtë, as i qendrës, as ekstremist, as i moderuar. Ti s’di çfarë mendon. Sepse ti nuk lexon.
Ti komenton “çohu Enver dhe shfarosi këta bq” por soji yt kurrë nuk do shfaroset. Ti mbijeton.
Ti ndonjëherë bëhesh depresiv. Të kap një dhimbje koke shumë e fortë të cilën e mbyt me raki dhe këngë italiane te para 40 vitesh. Por ti s’e kupton që askujt s’i eksplodon. Ti prapë insiston.
Ti ndonjëherë edhe lexon. Por vetëm për të na shitur pordhë. Ti snobon.
Po kape një pozicion ti mazallah se shkulesh.
Ti, farë e keqe, reziston.

Përshtatur pa lejen e Edison Ypit

/Lolita/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej