Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

“….. a thu i dashuri im Ulqin je bukuria që verbon qytetarët e vet?”

Nga Media 0

Secilin pacient, të cilin e regjistroj në klinikën ku punoj, mbasi e përfundoj regjistrimin e pyes: “a keni dëgju për Ulqinin?”

Secili prej tyre plot entuziazëm më thotë që kanë qenë në Kotorr, Budva, Sveti Stefan.. e gjetkë. Jo, jo o njerëz Ulqinin, Ulqinin a keni ndëgju për këtë qytet, a keni ndëgju, kur keni vizitu Malin e Zi?
Çojnë krahët dhe mahnihen që kurrë nuk paskan ndëgju për një qytet kaq të  bukur historik me plazhet ma të gjata të Adriatikut. Mahniten mbasi iu tregoj dhe i njoh përmes fotografive me thesarin e rrallë të Malit Zi. Çuditen që nuk kanë ndëgju për një qytet të lashtë me një histori që gjendet vetëm disa kilometra ma poshtë vendeve që i vizitojnë. Me ju tregu të drejtën çuditem edhe unë që ata po çuditen!
ULQINI – qyteti i harresës dhe gjumit shekullor!

A thu cila Zanë e mallkon për një gjumë aq të gjatë në  lindjen e ti?

A thu për kta qytetet tjera si kanë ndëgju?

A thu Ulqini im e ka mendjen aq të madhe sa nuk dëshiron që të tjerët ta reklamojnë?

A thu ka frikë nga legjendat dhe lashtësia?

A thu mendon që bukuria t’i nuk i bind të tjerët sikurse Budva , Kotorri …?

A thu ….. a thu i dashuri im Ulqin je bukurija që verbon qytetarët e vet?

Apo ndoshta …. se di as vet ma se jam lodhë tuj folë për ty, derisa ata që po jetojnë aty shumica po heshtin!

Më fal, por shumë të du që me hesht!

Më fal që t’lashë për së gjalli, por zemra aty më ka mbet. E di që ti i ruan të gjitha zemrat e jabanxhive. Ne ta sjellëm shpinën, por nuk të lamë kurrë!

Natën e mirë o mbret i lashtë, gjumin e ke aq të ëmbël sa që priton të zgjohesh!!!

I bukur je edhe kur flenë! Zana, e cila t’mallkoi që t’keshë një gjumë të gjatë fatin t’a mori e shpërndau qyteteve tjera, por bukurinë tënde nuk ta vjedh dot!

/vildanadibrazhubi,  ulqinionline/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej