Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Thirrjet e protestuesve te Unaza e Re: Ikni, na lini rehat! Jeni turp i botës

Nga Ejona 0

Si çdo mbrëmje, banorët e Unazës së Re kanë dalë sonte në protestë kundër prishjes së banesave.

Protestuesit shprehen të bindur se nuk do të dalin nga shtëpitë e tyre dhe nuk do lejojnë që ata të shemben.

Ata i kanë cilësuar kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj si turp i botës dhe haleja e Europës.

“Ta dini ju kriminelë, se nëse e prishni shtëpinë time, shtëpinë e kujtdo, jeni në gjak me mua dhe me tjerët. Ikni, na lini rehat. Turp i botës janë të gjithë. Edhe ndërkombëtarët për turp janë, mbështesin këta politikanë të korruptuar. Këta janë haleja e Europës. Unaza e bashkuar ka për të fituar.

 Ju jeni turp i botës. Doni të prishni banesat. Por nuk do ta bëni dot. Po hyni në shtëpitë tona. Si iu vjen ju sikur t’ju vijnë në shtëpitë e juaja? Jemi familjarë, jemi me anëtarë familjeje. Jemi bashkë për të mos lejuar turpet e botës të shkelin pronën tonë. Jeni si ushtarët e Millosheviçit”-shprehen protestuesit.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej