Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Themeluesja e PDIU dhe Shoqatës Çamëria i përgjigjet Bicit: Gëzoje mandatin dhuratë dhe hesht!

Nga Media 0

Themeluesja e PDIU dhe Shoqatës Çamëria, Alketa Ipeku ka reaguar pas deklaratës së dhënë dje nga Dritan Bici. Ajo i kërkon deputetit të PDIU që është rreshtuar në anën e socialistëve që të gëzojë mandatin e marrë dhuratë nga PDIU dhe të heshtë.

Deklarata e Ipekut:

E përshëndes zotin Bici për deklaratën e dhënë. Ka të drejtë të flasë për Shpëtim Idrizin e gjithë ata që themeluan PDIU sepse ata punuan për të marrë zotëria në fjalë mandatin dhuratë e ta gëzojë. Do ish më mirë të heshtte siç ka bërë deri më tash e akoma më mirë të kish folur qoftë dhe një herë të vetme në foltoren e parlamentit e të mos renditej në deputetët që nuk e kanë kërkuar asnjehërë fjalën gjatë një viti të tërë parlamentar. Nuk di ku janë ata 1000 të punësuarit, ndoshta në Gramsh ( aq janë votat që u morën aty) ndaj flet me këto shifra. Të jesh i sigurtë në Elbasan shumë nga ata që punuan për PDIU- në u hoqën nga puna. Në respekt të atyre që punuan, të atyre që vërtetë u dhemb Çështja Çame, që i ranë në çdo cep qarkut dhe që ju i përfaqësoni më mirë heshtni. Flisni në emrin tuaj dhe jo të elektoratit. Ju drejtohem si deputet i Parlamentit dhe jo si individ të cilin e respektoj.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej