Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Thashethemi se ndodhej në makinë me një këngëtare, reagon Ndocaj

Nga Ejona 0

Deputetit më karakteristik të Parlamentit të Shqipërisë, Eduart Ndocaj i ka kushtuar shtrenjtë një vizitë në Kosovë.

Gazeta Blic nga burime brenda Policisë së Kosovës ka marrë vesh se deputeti Ndocaj, i njohur si “Kauboji”, është rrahur keq nga dy persona në fshatin Landovicë, afër qytetit të Prizrenit.

“Ndocaj ka qenë në Pejë dhe duke u kthyer nga Peja, është ndalur në Landovicë të Prizrenit. Aty e kanë rrahur dy persona, që janë të njohur për Policinë si persona të dyshuar për trafikim me narkotikë”, ka thënë ky burim brenda Policisë.

Personat që kanë sulmuar deputetin shqiptar janë të njohur për policinë, shkruan Gazeta Blic.

“A.V nga Kukësi, me banim në Prizren, dhe I.B nga Prizreni”, tha burimi.

Merret vesh se bashkë me deputetin Ndocaj, në veturë ka qenë edhe këngëtarja e njohur E. A., një personazh i njohur nga Shqipëria.

Nga policia ende nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht rastin.

Ndocaj: Sulm politik, jam si kokrra e mollës

Por në një prononcim për gazetën “Express” deputeti Ndocaj tha se ai ka qenë i ftuar në qytetin e Pejës, aty ku ka marrë edhe titullin si politikan i vitit, por kurrsesi nuk ka pasur një incident të tillë.

Ndocaj thekson se ky mund të jetë një sulm politik që bëhet ndaj figurës së tij.

“Nuk është e vërtetë. Kam qenë para 4 ditësh në Pejë, i ftuar në një spektakël ku ka marrë edhe një çmim për politikanin e vitit.

Nuk kam qenë në makinë me asnjë këngëtare, por vetëm me këshilltarin dhe shoferin. Nuk ka pasur asnjë incident siç flitet në media.

Ky mund të jetë sulm politik që bëhet ndaj meje”, tha Ndocaj për “Express”.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej