Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Thaçi: Nëse BE na mbyll drerën, të gjithë shqiptarët do të jetojnë në një hapsirë të vetme

Nga Klodiana 0

“Nëse Bashkimi Europian e lë jashtë Kosovën atëherë të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në një hapësirë të vetme”, u shpreh president i Kosovës Hashim Thaçi.
Reagimi i tij vjen pas pohimeve të kryeministrit Edi Rama, për Politico-n se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk mund të përjashtohet nëse perspektiva për anëtarësimin e Ballkanit në BE venitet.

“Bashkimi Evropian, aktualisht as në raport me Kosovën dhe as me Ballkanin Perëndimor, nuk ka as vizion dhe as lidership për integrimin apo zgjerimin me përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Këtë vonesë, këtë ngurtësi, e këtë mungesë largpamësie  për fat të keq janë duke e shfrytëzuar ideologji dhe vende joeuropiane dhe të frymës e vizionit jo euroatlantik”, është shprehur Thaçi.

Thaçi tha se qytetarët janë të frustruar me BE-në, mungesën e fleksibilitetit dhe bllokadën e saj,si dhe me ndëshkimin që po u bëhet për procesin e liberalizimit të vizave, në një kohë kur Kosova i ka përmbyllur të gjitha kriteret e nevojshme.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej