Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Tetovë, kur testamenti i sllavo-maqedonëve shkruhej në shqip

Nga Arben Llalla 0

Gjysma e Maqedonisë pa sllavë, pjesë e mbretërisë shqiptare dokument-testamenti i lëshuar nga gjykata e Tetovës në gjuhën shqipe e vitit 1943. Ja çfarë shkruhet në letrën në dialektin geg të Pollogut

Nga Arben Llalla

Gjatë viteve 1941-1944 Tetova dhe shumë qytete të Maqedonisë së sotme i përkisnin Mbretërisë së Shqipërisë. Çdo dokument shtetëror lëshohej vetëm në gjuhën shqipe, kudo ishin hapur shkolla shqipe e kështu me radhë. Gjatë kësaj periudhe edhe sllavo-maqedonasit veprimet juridike i shprehnin në gjuhën shqipe, qytetarët e Tetovës ishin shtetas të Shqipnisë, ndërsa sot kjo shtetësi ju mohohet.

3

Dokumenti i mëposhtëm tregon testamentin e një sllavo-maqedonasi, i cili është në gjuhën shqipe. Ky testament rastësisht më ra në dorë dhe e pashë të udhës që ta botoj me qëllimin e vetëm për t’i treguar klasës politike që shqiptarët në Maqedoni dikur ishin shtetas të Shqipnisë dhe gjuha shqipe nuk ishte gjuhë e pakicës me përdorim në bazë të përqindjes. Rëndësia e materialit të mëposhtëm është historike, sepse ende shqiptarët në Maqedoni ngurojnë të nxjerrin në dritë të tilla materiale me vlera të larta.

Këtë dokument e ka shkruar gjykatësi dhe noteri Nexhmedin Besimi nga Pirroku, i cili pasi erdhën komunistët në pushtet në ish-Jugosllavi vuajti disa vite burg si nacionalist shqiptar. Njëri nga dëshmitarët është edhe Shaip Kamberi, Prefekti i parë shqiptar i Komunës së Tetovës, të cilin komunistët e zhdukën në Shkurt të vitit 1945. (Për fat të keq busti i Prefektit të Tetovës Shaip Kamberi duhej të ishte vendosur në godinën e Komunës dhe jo në periferi të qytetit për ta nderur këtë njeri të shquar).

2
Tetovë, viti 1942

Gjuha e shkrimit nga shkruesi është e gegërishtes së Pollogut dhe dokumenti mban pullat e taksave të Mbretërisë së Shqipnisë si dhe vulën e Gjykatës Paqtuese të Tetovës.

PËRMBAJTJA

Shteti Shqiptarë

Gjyqi Paqit Tetovë

Zyra e Noteris

Nr. Rep. 1209

Nr.Kol. 497

N’Emen të Shtetit Shqiptarë

T e s t a m e n t

Viti nji mijë nëndë qindë e dyzet tre me nji zet e tre të muajt Tetuer, ditën e Shtunë, përpara meje Gjyqtari Paqtues të Tetovës, Nexhmedin Besimi bir i Besimit, nga katundi Pirok i Tetovës, i deleguer dhe me detyrë Noteri, u presentue testatori Arsa Serafimi Stefani, i lindun në katundin Varvar, tash me banim në Tetovë, rruga Fejzi Alizoti Nr.71, në prani të katër dëshmitarëve të poshtë shënuer: 1) Shajip Kamberi avokat, 2).Gjergje Avrami, furtar, 3). Hilmi Kamberi, dhe 4). Toma Ace, të gjithë nga Tetova, të njohur prej meje dhe pa ndonji ndalim tjetër ligjuer, t’aftë por pohim dhe nështetas Shqiptare, prej …me u vërtetue identiteti i testatorit si dhe për kapacitetin e tij juridik, i përmenduni Arsa Serafim Stefani, më kërkoj redaktimin e këtij testamenti me termat e poshtë shënëm: Unë zotëroj dhe posedoj pa pjestar tjetër pasunin e poshtë shënëme: 1).Nji Shtëpi e ndodhur në Tetovë rruga Fejzi Alizoti Nr.71 e kufizuer me Nazif Xhaferin, Dime Damjanin, Xhemile e veja e Ejyp Islamit, rruga Fejzi Alizoti, e Mustafa Selmanin, me vleftë prej (6000) gjasht mijë Franga Shqiptare, 2).Nji are prej 6 Dynymesh e ndodhur në rajonin e Tetovës, e kufizuer me Isa Dautin, Sulejman Ahmetin, Koço Andre dhe Shaban N. me vleftë prej (6000) gjashtë mijë Franga Shqiptare. 3).Nji are prej 4 dynymësh e ndodhur në rajonin e katundit Poroj në vendin e quajtur “Drenovec” e kufizuer me Osman Rexhepin, Zeqir Seidin, të dy nga katundi Poroj, e Shuajib Jusufi, nga Tetova dhe me rrugën e katundit, me vlerë prej (6000) gjashtë mijë Franga Shqiptare. 4).Nji are në rajonin e Tetovës, në vendin e quajtun “Taboshnica” prej1/2 dynymësh e kufizuer me Mate Serbinin, Mahmut Mehmetin, të dy nga Tetova, dhe me dy anë rruge, me vleftë prej (2000) dymijë Franga Shqiptare. 5).Nji livadh prej 1.1/2 dynymesh me nji copë pyell në vendin e quajtun “Livadhi i Ujtun” në rajonin e katundit Bobreg, e kufizuer me Gligorije Miton, Risto Misto, dhe rruga, me vleftë prej (2000) dymijë Franga Shqiptare. 6).Nji pyll prej 1 dynymi në vendin e quajtun “Bistrica” në rajonin e katundit Bobreg, e kufizuer me Gligorije Miton, dhe Jazin, me vleftë prej (400) katërqind Franga Shqiptare. 7).1/4 e Furës dhe e dyqaneve të ndodhura në Beligrad rruga Kradujevaçki drum Nr.22 e kufizuer tansisht me rrugen e përdhenun, dhe me dyanë me pasunin e Kooperativën e Palillullës, e cila vlen (4000) katër mijë Franga Shqiptare.

3
Tetovë, viti 1940

Gjithë këto pasunija ia le për trashëgim bijës të tij Terpana e shoqa e Ace Milan Terpes, nga Tetova, dhe të shoqit të saj Ace Milan Terpes, nga Tetova, dhe të bijës tjetër Dankes e shoqja e Terpe Gjores, nga katundi Neproshten, i’a lë: 1).Nji arë prej 4.1/2 dynymesh në vendin e qujtun “Glladnia” në rajonin e katundit Ratai e kufizuer me Gligorije Mito, Jastre Jovani, Petre Bllazhe, Mihail So…, me vleftë prej (9000) nande mijë Fr.Shqiptare. 2).Nji livadh prej 2 dynymesh në vendin e quajtun “Livadhi i Ujtun” në rajonin e katundit Bobreg, i kufizuer me Gligorije Mito, Ilija Bobregu, Marko Andre, e Jazi, me vleftë (2000) dymijë Franga Shqiptare. Trashigimtarët me këtë testament, Terpana dhe Ace pasunin e shënuer ma sipër me nji do t’a trashëgojë në pjesat e njëjta-barabarta, dhe trashëgimtarja Dukja do ta trashëgojë vetë-personalisht, por mbas vdekjes së testorit, dhe të shoqes së tij. Ky asht vullneti t’em i mbramë dhe kështu dëshiroj që të respektohet. Mbasi testatori përfundoj deklaratën e tij në mynyrë të sipërme përshkruer u shkrue prej meje Noterit në nji faqe dhe në prani të testatorit dhe të dëshmitarëve të sipër shnuer u dhjin ndë konforme me deklaratën dhe vullnetin e tij të mbarmë të testatori nënshkruehet prej meje dëshmuesve dhe testatorit.

Dëshmuesit

Sh. Kamberi

Gjorgji Avrami

  1. Kamberi

Tomo Ace

Testaroti

Arsa S. Stefani

Nd. Gjyq, Paqt. e si Noter

Nexhmedin Besimi

1 2

Kjo është libreza e punës e Demirali Bajramit, i lindur në vitin 1920, në Lisec të Tetovës, i cili ka punuar atë periudhë roje kufiri. Libreza është lëshuar më 1 Maj 1944, nga Komandanti i Përgjithshëm i Rojes së Kufirit dhe i Financës të Mbretërisë së Shqipërisë, Kolonel Sami Koka.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej