Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Tetor plot meteorë, spektakël yjesh në qiellin shqiptar

Nga Media 0

Një nga shfaqjet më të mira qiellore të vitit do të arrijë kulmin gjatë kësaj fundjave.

Fiks në mes të datave 20 dhe 22 Tetor 2017. Është koha e vitit kur spektakli i meteoreve të Orionit arrin kulmin më të shkëlqyer.

Këta meteorë që përshkojnë qiellin e këtyre netëve magjike janë ndër më të shpejtët dhe më të shndritshmit mes spektakleve qiellore, sepse udhëtimi i Tokës rreth Diellit godet ujëvarën e meteorëve pothuajse me kokë.

Por nuk janë meteorë të zakonshëm. AgroWeb.org ju tregon se janë trupa qiellorë që vijnë nga Kometa Halley.

Kjo kometë e famshme afrohet tek Toka çdo 75 deri në 76 vite.

Ndërsa kometa e akullt ndjek kursin e saj rreth diellit, ajo lë prapa një madhështi mase meteorësh të vegjël.

Në kohë të caktuara të vitit, orbita e Tokës rreth diellit kalon nëpër shtigjet qiellore ku takohet me dendurinë e trupave qiellorë të shkëputur nga Kometa Halley.

Këta meteorë të quajtur Orionidë janë emërtuar sipas drejtimit nga i cili rrezatojnë dhe marrin dritë që quhet edhe Konstelacioni Orionit ose i Gjuetarit.

Në këto netë të Tetorit, Konstelacioni i Orionit është më i dukshmi nga mesnata deri në orën 2 të mëngjesit.

Shikimi më i përkryer sipas raportimit AgroWeb.org do të jetë rreth asaj kohe në datat 21 Tetor dhe 22 Tetor 2017.

Shikuesit e qiellit në vitin 2017 nuk do të kenë dritë të hënës për t’i penguar, pasi hëna do të jetë zhvendosur shumë kohë para se meteorët të vënë në jetë shfaqjen e tyre të shkëlqyer.

Shpesh stuhia qiellore shfaq mbi 80 meteorë në orë. Në të tjera raste vihen re 20 ose 30 të tillë në orë sipas Space.com

Sipas traditës, teksa sheh një yll që bie e shuhet në qiell duhet të shprehësh edhe një dëshirë. Vlen edhe këtë rradhë.

Mjafton të përqëndroheni me shikim drejt qiellit dhe do të përfshiheni tërësisht në magjinë e këtyre netëve të freskëta.

Si ta shikoni spektaklin qiellor këtë Tetor?

Meteorët e Orionit janë të dukshëm nga kudo në Tokë dhe mund të shihen gjithkund nëpër qiell.

E veçanta e kësaj rradhe qëndron tek fakti që këto netë tetori janë aq të qarta dhe pa re, sa do të jetë e vështirë mos të vini re shfaqjen e yjeve.

Nëse gjeni konstelacioni e Orionit ose Gjuetarit, rrezatimi i meteorëve ose pika e origjinës do të jetë afër shpatës së Orionit, majtas nga veriu.

Por mos e ngulitni shikimin vetëm në një drejtim, thotë NASA. Kjo pasi meteorët afër origjinës kanë shtigje të shkurtra dhe janë më të vështira për t’u parë.

Shfaqen do ta shikoni qartë lehtësisht në qiell në plot drejtime.

Siç është rasti me shumicën e ngjarjeve të tilla të netëve,  shkëlqimi i dritës mund të pengojë pamjen tuaj për spektaklin e meteorëve të Orionit.

Nëse është e mundur, shmangni nga dritat e qytetit, që mund ta pengojnë shfaqjen.

Dilni midis mesnatës dhe orës 1:30 të mëngjesit dhe lërini sytë tuaj të përshtaten në errësirë ​​për rreth 20 minuta.

Hidhni diçka krahëve nëse është e nevojshme. Më mirë është të shtriheni dhe të përdorni vetëm sytë tuaj për të parë qiellin.

Dylbitë dhe teleskopët nuk do të përmirësojnë pamjen, sepse kanë funksionin për të parë më mirë objekte të palëvizshme në qiell.

/Agroweb/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej