Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Terrorizëm/ Mbahej nën survejim që nga 2007, arrestohet ish-komandoja (film)

Nga Ejona 0

Zyra Antiterrorit në Policinë e Shtetit ka arrestuar një ish komando të ushtrisë që ka shërbyer në Irak dhe Afganistan në vitin 2011 si të dyshuar me prirje radikale si dhe ka nxitur urrejtje me qëllim kryerjen e veprave terroriste.

Është vënë në pranga Erzen Uka i cili sipas policisë mbahej nën survejim që prej vitit 2007.

I arrestuari konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë. Mbi Ukën rëndon edhe akuza e stërvitjes për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste. Në kanalin personal në YouTube ai ka postuar video ku shihen dy djemtë e tij të mitur, duke u stërvitur.

Mësohet se 29 vjeçari ishte i divorcuar dhe i proceduar me parë për dhunë në familje. Pas divorcit kujdestarinë e dy fëmijëve e fitoi ish-bashkëshortja, por vendimi i gjykatës nuk u zbatua.

Video nga tvklan.al

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej