Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Terroristi i sulmit në Zelandë i quan kosovarët “pushtues islamikë”, kritikon SHBA për ndërhyrjen në Kosovë (foto)

Nga Media 0

Terroristi që kreu maskrën në Zelandën e Re, shpjegon pse e ndërmori këtë veprim.

Brenton Tarrant në këtë dokument ka thënë se SHBA-të kanë mbajtur anën e gabuar gjatë luftës në Kosovë, më 1999. Në këtë dokument 74-faqesh në të cilën 28-vjeçari flet për veten dhe shpjegon arsyen pse e realizoi sulmin në xhami në Zelandën e Re, Tarrant rendit dhjetëra arsye pse e kreu sulmin, e pothuajse të gjitha prej arsyetimeve të tij, kanë lidhje me pozitën e racës së bardhë në botë.

Ai flet për nevojën e ndarjes së popullsisë në SHBA, që do të thotë ndarjen e njerëzve në baza kulturore, shoqërore, e “më e rëndësishmja” sipas tij, në baza racore.

Australiani thotë se me rritjen e pushtetit të të bardhëve në SHBA, nuk do të ndodhte më kurrë një ndërhyrje e njëjtë ushtarake sikurse në Kosovë, ku sipas tij amerikanët u rreshtuan në krahun e gabuar.

Pse e realizova sulmin? Për të shkaktuar një përçarje midis kombeve të NATO-s që janë europiane dhe Turqisë që gjithashtu është pjesë e NATO-s, duke e kthyer kështu NATO-n përsëri në një ushtri të bashkuar evropiane dhe duke e vendosur Turqinë edhe një herë në pozitën e armikut. Dhe e fundit, për të krijuar konflikt midis dy ideologjive brenda SHBA-ve mbi të drejtën e pronësisë së armëve në mënyrë që ta çojë edhe më tej ndarjen shoqërore, kulturore, politike dhe racore brenda Shteteve të Bashkuara”,- shkruhet në dokumentin e publikuar nga Tarrant.

“Ky konflikt mbi ndryshimin e Amandamentit të Dytë të Kushtetutës së ShBA-ve dhe tentativa për heqjen e pronësisë së armëve të zjarrit do të rezultonte në një luftë civile që përfundimisht do ta ballkanizonte SHBA-në në sferat politike, kulturore dhe, më e rëndësishmja, në çështjen racore. Kjo jo vetëm që do të rezultonte në ndarjen racore të njerëzve brenda SHBA-ve për të siguruar të ardhmen e njerëzve të bardhë në Amerikën e Veriut, por do të zvogëlonte aftësinë e SHBA-ve për të ndërhyrë në vende të huaja dhe në këtë mënyrë do të siguronte që të mos ndodhte kurrë e njëjta gjë sikurse përfshirja e SHBA-ve në Kosovë (ku Forcat e SHBA-ve/NATO-s luftuan përkrah myslimanëve dhe masakruan të krishterët evropianë që përpiqen t’i largojnë këta pushtues islamikë nga Evropa).”- shkruhet në dokument.

Pjesë e marrë nga dokumenti, ku terroristi flet për Kosovën./ Klan Kosova 
Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej