Ka than' i moçmi: 

"Është virtyt që njeriu të shohë dhe të njohë të metat e tij."

- Mit'hat Frashëri

Termometri në veri shënon -26 gradë, rrugët të kalueshme me zinxhirë

Nga Rexhina Biba 0

I ftohti polar vazhdon të mbajë të izoluar vendin, ndërkohë që në Dibër termometri ka shënuar -26 gradë.

Si pasojë e ngricave, në veri të vendit disa nga akset rrugore janë të bllokuara për automjetet, ndërsa akse të tjera janë të kalueshme me zinxhirë.

Aksi rrugor Qafë Mali-Firzë është i kalueshëm me zinxhir, ndërsa problematike është situata në fshatrat Fletë, Dardhë Arës, Miliska dhe Poravë, ku ka rënie të orteqeve të dëborës.

Aksi rrugor Bardhet-Iballë dhe qafë Qerreti-Qelëz është i bllokuar për të gjitha mjetet

Aksi rrugor fushë Arrëz-Qafë Shllak është i bllokuar, po punohet për hapjen e rrugës.

Aksi rrugor Qafë Çelë-Pukë-Fushë Arrëz, i kalueshëm për të gjitha mjetet me zinxhirë.

Në fshatrat Lufë, Qafë Qerret, Kroj i Zojës dhe Rrape rruga është e bllokuar.

Aksi rrugor Hadroi-Qafë Bënë është i kalueshëm me zinxhirë.

Ndërkohë është kthyer furnizimi me energji elektrike në njësinë administrative Shalë. Ndërsa njësia administrative Pult vazhdon të mbetet pa energji.

Në Kukës, fshatarat Grykë-Çajë, Kalisë, Arrën, Surroj, Zapod, Topojan, Shishtavec, Malzi janë të bllokuara.

Ndërkohë janë pa energji elektrike fshatrat Malzi, fshati Pistë e Gëdheshtë, Bushtricë, Fshati Vilë.

Pa energji janë fshatrat e bashkive Has e Tropojë

Në akset rrugore nacionale të rrethit të Hasit dhe Tropojës qarkullohet pa zinxhirë

Rruga e kombit qarkullohet pjesërisht me zinxhirë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej