Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët kur i lë treni, kurrë nuk thonë u vonuam, por na iku".
                                                                                        -Faik Konica

Tërmeti s’i ndahet Gjirit të Lalzit, regjistrohen edhe 5 lëkundje të tjera gjatë natës

Nga Klodiana 0

Tërmeti vijojn të lëkundë vendin dhe ai më i fundit është regjistruar në Gjirin e Lalzit, në Durrës në orën 10:20 të paradites së kësaj të diele. Sipas IGJEUM, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.6 ballë i shkallës rihter. Mësohet se nuk ka pasur të lënduar dhe as dëme materiale nga lëkundjet e regjistruara pranë detit Adriatik.

Ndërsa më herët, gjatë orëve të para të mëngjesit janë regjistruar edhe 4 lëkundje të tjera në me epiqendër fshatin Kuraten në Durrës, Kashnjet në Lezhë dhe në Delvinë, por me intensitet të dobët, nga 2.1 deri në 2.7 ballë i shkallës rihter. Dy prej lëkundjeve kanë pasur si epiqendër Gjirin e Lalzit, ku është regjistruar edhe më i forti me 3.6 ballë.

Kujtojmë se prej disa ditësh Shqipëria është goditur nga një valë lëkundjesh të vazhdueshme, ku tërmeti që tronditi më së shumti dhe shkaktoi disa dëme materiale në banesa, ishte 5.1 ballë me epiqendër në Hamallaj, Durrës.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej