Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Tërmeti dhe temperatura nën zero gradë, mijëra persona në qiell të hapur

Nga Klodiana 0

Pas tërmetit të fuqishëm që goditi perëndimin e vendit, mijëra iranianë kaluan natën e dytë në qiell të hapur dhe në temperatura thuajse zero.

Të paktën 413 njerëz humbën jetën dhe rreth 700 të tjerë u plagosën si pasojë e tërmetit që ndodhi në zonën kufitare mes Iranit dhe Irakut.

Banesat e shumë prej atyre që fjetën jashtë, ishin të paprekura nga tërmeti, por njerëzit kishin frikë të ktheheshin brenda prej lëkundjeve dytësore. Rreth 70 000 njerëz kanë nevojë për ndihmë dhe strehë, ndërsa OKB bëri me dije se ishte e gatshme të ndihmonte nëse Irani e kërkon këtë.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej