Ka than' i moçmi: 

"Populli nuk e pëson duke qenë i ditur."

- Pjetër Bogdani  

Tërmet në jug të vendit, lëkundje të forta edhe në Tiranë

Nga Skenderi 0

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në orët e mbrëmjes së të shtunës në jug të vendit, por edhe në Tiranë.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në afërsi të Janinës në Greqi, shumë pranë kufirit me Shqipërinë. Tërmeti ka qenë me mangnitute 5.3 ballë i shkallës rihter.

Në qytetet e jugut të Shqipërisë, edhe pse lëkundjet kanë qenë shumë të forta, nuk raportohet për dëme.

Ndërkohë i gjithë veriu i Greqisë në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës ka patur lëkundje të shpeshta tërmeti, por më i forti ka qenë ai në afërsi të Janinës.

Sipas institutit gjeodinamik të Athinës, epiqendra e tërmetit është 16 kilometra në veri-perëndim të Janinës, në zonën mes qytetit të Janinës dhe Kalpaqit, vetëm 20 kilometra larg kufirit me Shqipërinë.

Sipas këtij instituti, thellësia e tërmetit ishte 10 kilometra, çka e bëri lëkundjen edhe më të fortë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>