Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Tërmet në Fier, alarmohen banorët në Zharrëz

Nga Rexhina Biba 0

Në orët e para të mëngjesit të së hënës, një termet ka tronditur Fierin dhe Patosin. Lëkundja është regjistruar rreth orës 1:19 minuta dhe, sipas Qendrës Sizmologjike Euromesdhetare, magnituda e saj ishte 4,2.

Epiqendra e tërmetit raportohet 9 kilometra në juglindje të Fierit dhe 4 km në veri të Patosit. Deri tani nuk ka të dhëna për dëme, ndërsa duket se këto lëkundje kanë alarmuar banorët e fshatit Zharrëz në Patos.

Menjëherë pas lëkundjes banorët kanë dalë në rrugë dhe kanë protestuar, pasi ata akuzojnë një kompani naftënxjerrëse si shkaktare të tërmeteve.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej