Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Tërhiqet Rudina Hajdari/ Astrit Patozi në krye të Partisë Bindja Demokratike (film)

Nga Ejona 0

Bindja Demokratike, forca më e re politike shqiptare është gati për t’u regjistruar në Gjykatën e Tiranës, pasi tashmë ka rreth 3 mijë firma.

Mësohet se deputetja Rudina Hajdari është tërhequr përkohësisht duke i lënë drejtimin e partisë ish nënkryetarit të Partisë Demokratike, Astrit Patozi.

Deputetja që kryeson grupin e ri demokrat në parlament pati një takim me Patozin të shtunën për të diskutuar mbi detajet e grupimit të ri politik, por burimet thonë se në momentin final, ajo ka hezituar për të qenë në krye të partisë dhe ka kërkuar më tepër kohë.

Teksa pritet zyrtarizmi i emrit të kryetarit, Bindja Demokratike ka formalizuar bordin e saj, në të cilin bëjnë pjesë ish-anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, si Endira Bushati, Leonard Olli, Fabian Topollaj, apo dhe Ardian Kollozi.

Ditën e martë është dhe afati i fundit që partit politike të regjistrohen për në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për garën elektorale të 30 Qershorit, gjë e cila nën kupton se Bindja Demokratike do ti formalizojë procedurat ligjore para përfundimit të afatit.

Burimi: /tvklan.tv/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej