Ka than' i moçmi: 

"Sod nuk don me dijt kush si je, po si dukesh e si paraqitesh."

- Anton Harapi

Tërbohen grekët me komisionerin Hahn. Idrizi: Greqia njehsohet me kriminelin Zerva

Nga Media 0

Reagon kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi: Keqardhje që shteti grek njehsohet me kriminelë si Napoleon Zerva dhe mbron krimet kundër njerëzimit.

Ministria e Jashtme greke e ka vlerësuar të papranueshme deklaratën e komisionerit të BE-së, Johannes Hahn, i cili i rekomandon Greqisë dhe Shqipërisë të zgjidhin së bashku Çështjen Çame dhe atë të kufijve detarë. Ministria e Jashtme greke deklaron: “Çështja Çame nuk ekziston dhe për këtë arsye nuk është pranuar kurrë të negociohet mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke”. Pavarësisht kësaj deklarate, në agjendën e bisedimeve mes ministrit të jashtëm shqiptar Ditmir Bushati dhe homologut të tij grek Nikos Kotzias, Çështja Çame është në krye të listës së problemeve të shtruara për zgjidhje.

Deklarata e djeshme e zyrtarit të lartë të Brukselit ka shkaktuar reagimin e ashpër të shtetit grek, pasi për herë të parë Çështja Çame mbërrin në Bruksel, ku dhe kërkohet zgjidhje.

Lidhur me reagimin e Ministrisë së Jashtme greke, ka reaguar kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Përmes një deklarate për mediat, ai shpreh keqardhjen për qëndrimin e shtetit grek duke e cilësuar si pergjigja e të fortit të lagjes dhe arrogancë e papranueshme e groteske.

Deklarata

Keqardhje e madhe për një vend të BE e vendin e Aristotelit. Reagimi i MJ greke më ngjan si përgjigja e të fortit të lagjes e arrogancë e papranueshme dhe groteske.

I keqardhur për Qeverinë e sotme Greke që më detyron të them që është njësuar e mbron krimet e bandave vrastare të Napoleon Zervës. E ftoj Qeverinë Greke të distancohet nga krimet kundër njerëzimit e kompleksi i Makbethit. Deklarata e Komisionerit Hahn është një shuplakë për nacionalizmin grek vërteton se Çështja Çame nuk është as çështje dypalëshe e as shumëpalëshe, por çështje themelore e të drejtave të njeriut. Çështja Çame do të ekzistojë për aq sa do të ekzistojë qoftë dhe një shqiptar i vetëm i Çamërisë. Deklarata e BE përforcon qëndrimin e kahershëm të PDIU dhe Shoqatës “Çamëria” se integrimi europian i Shqipërisë dhe zgjidhja e Çështjes Çame janë e njëjta rrugë, pasi vetë Çështja Çame është çështje të drejtash evropiane. PDIU inkurajon qeverinë shqiptare të vijojë në rrugën e drejtë, atdhetare dhe humane të zgjidhjes së Çështjes Çame, duke e ndërkombëtarizuar atë, siç tashmë pranon edhe Bashkimi Europian.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej