Ka than' i moçmi: 

Kjoft mallku ai bir shqyptari qi ket gjuhë t'perëndisë trashëgim q'ia la i pari trashëgim s'ia len ai f'misë."

- At Gjergj Fishta

Tension në Kuvend/ Paloka: Mazhorancë e trembur

Nga Klodiana 0

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka tha se  mazhoranca është e përfshirë nga frika dhe për këtë arsye është një mazhorancë që ka bllokuar dhe punimet e parlamentit.  Paloka u shpreh se duhet të ndëshkohen të gjithë deputetët që thyen rregulloren e Kuvendit, duke nisur që nga ata socialistë.

Mazhoranca është në situatë frike. Parlamenti është bllokuar prej gati 1 orë. Incidenti që ndodhi kishte shkaktar deputetët e mazhorancës, të cilët thyejnë rregullisht dhe janë dy deputetë tipikë, Balla e Braçe dhe pikërisht gjithmonë kur flet ish-presidenti dhe ish-kryeministrit. Kryetarja u bë qesharake kur tha se e pashë në Kuvend që Noka e ka gjuajtur Braçen dhe nuk e ka Braçen që shau.

Kërkesa jonë është që të përjashtohen të gjithë ata deputetë që thyen rregulloren, duke nisur që nga deputetët socialistë. Kryetari i kësaj mazhorance ka frikë dhe nuk vjen prej 1 muaji në Kuvend dhe u jep porosi këlyshëve të tij, të cilët nuk zbatuan as porositë e kreut të grupit parlamentar që u kishte thënë të mos provokonin. Kjo është një mazhorancë që ka bllokuar parlamentin”, deklaroi Paloka

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>