Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Temperaturat nën 0, në Kukës e Korçë reshje dëbore

Nga Klodiana 0

Meterologët parashikuan ditën e martë kur temperaturat do të zbrisnin nën 0 gradë celcus. Ashtu siç ishte paralajmëruar, Shqipëria është gdhirë këtë të martë në temperatura të ulta.

Në veri dhe jug-lindje të vendit kanë nisur reshjet e para të dëborës, kryesisht në zona të thella malore.
Në Kukës dëbora ka arritur në disa centimetra, ndërsa ka ngrica në disa zona të Rrugës së Kombit.
Në Pukë, Tropojë, Kukës dhe Dibër janë disa akse rrugore ku nuk mund të kalohet me mjete të pa pajisura me zinxhirë.
Reshje dëborë janë regjistruar dhe në Korçë. Trashësia arrin deri në 5 cm, ndërsa mësohet se të gjitha akset rrugore janë të kalueshme. Moti i ashpër dhe temperaturat e ulta pritet të shoqërojnë gjithë vendin edhe në ditët në vazhdim.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>