Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Tek Interi besojnë ende, Modriç i kontakton sërish

Nga Klodiana 0

Luka Modriç ka udhëtuar për në Talin me Realin e Madridit, ku do të marrë pjesë në ndeshjen e Superkupës së Europës, ndaj Atletikos, por shpresat e Interit nuk janë venitur ende.

Mediat italiane raportojnë se të hënën paradite, kroati ka kontaktuar zikaltërit dhe u ka konfirmuar vullnetin për t’u transferuar në Milano, ndërsa u ka premtuar se çështja do të zgjidhet brenda të enjtes.

Pritet që Modriç të shfrytëzojë udhëtimin në Talin, për të folur sërish nga afër me Perezin dhe për t’i kërkuar largimin, ndërsa zikaltërit nuk kanë ndërmend të humbin shpresat, të paktën deri të premten në orën 20:00, kur mbyllet merkatoja e Serisë A.

Deri tani presidenti i madrilenëve ka konfirmuar se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga kroati, të paktën deri në momentin që asnjë klub nuk paguan 750 milionë eurot e klauzolës së parashikuar në kontratën mes palëve.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej