Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Teatri shëtitës i kukullave dhe cirku i Tiranës në Parkun Rinia (foto)

Nga Skenderi 0

Teatri shëtitës i kukullave është vendosur kësaj radhe tek Parku Rinia, ku me dhjetëra fëmijë shijuan shfaqjen e mrekullueshme.

Kësaj nisme iu bashkua edhe Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i cili vlerësoi se aktivitete të tilla rekreative, edukuese dhe argëtuese për fëmijë të grupmoshave të ndryshme do të vijojnë të shfaqen jo vetëm në zonat urbane, por dhe në ato rurale.

Krahas teatrit shëtitës, në Parkun Rinia dhanë shfaqje edhe artistët e Cirkut të Tiranës, të cilët realizuan numra të ndryshëm duke tërhequr vëmendjen e mjaft fëmijëve.

Një kënd i veçantë i ishte kushtuar edhe të pasionuarve pas lojërave dhe pas librave të cilët kishin mundësi që të njiheshin me veprat e shkrimtarëve të njohur.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej