Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Teatri Kombëtar, Vasili: Rama është kundër shqiptarëve!

Nga Klodiana 0

Kryetari i grupit Parlamentar të LSI Petrit Vasili, doli sot në një konferencë për shtyp pas mbledhjes në selinë e kësaj partie.

Vasili ngriti shqetësimin lidhur me çështjen e debatit për Teatrin Kombëtar mes artisëve dhe ministrisë së kulturës, ku sot u përfshi vetë edhe kryeministri Edi Rama

“Qindra njerëz të cilët janë krenaria e këtij vendi, përçues të kulturës më të mirë të këtij vendi , të atij mendimi të pavarur e të drejtpërdrejt të cilin vetëm Teatri mund ta kryejë, ndodhen sot në terror nga Kryeministri. Ish Ministër, kryeministri i cili ka patur në mëndjen e tij vetëm ta shndërroj Teatrin Kombëtar në një bingo për të cilën nuk ka hezituar të firmos aktet përkatëse kur i ka patur në dorë. Ndërsa sot kërkon të shënojë rrënimin përfundimtar të tij. Si në asnjë  vend në glob, përfshirë këtu edhe vendet e Afrikës së Zezë, ai kërkon të lërë kryeqytetin e Shqipërisë pa një Teatër të vetën. Pa një Teatër që të ketë jo vetëm simbolikën, jo vetëm për të përçuar artin por të ketë simbolikën e një kryeqyteti i cili është vital. I cili e mbështet dhe do jo vetëm të përcjellë kulturën dhe artin por do ta shndërrojë atë në një qytet armik të artit. Ta shndërrojë teatrin në një shtesë kati çfarëdo kudo, të ripërsëris historinë e famshme  të kinemave të tij të dikurshme.

Si Kinemaja Millenium, kinema Republika siç e quajnë qytetarët e vjetër të Tiranës me premtimin e madh që do të kishin një kinema e cila pas 15 vitesh është atje një gërmadhë dhe nuk ka Kinema. Pra i intereson shumë mirë, kulla, biznesi përkatës dhe absolutisht as trashëgimia e jashtëzakoshme dhe e shkëlqyer e artit shqiptar dhe as e ardhmja e tij. Mendojmë që ky kryeministër sot përfundimisht dha dhe një provë tjetër që është kundër shqiptarëve por edhe kundër vetes pasi rastësisht i përket dhe ai botës së artistëve pavarësisht se është një artist i dështuar. E ndonëse ky është dhe kompleksi i urrejtjes që ai ka për artin në Shqipëri dhe ndaj njerëzve shumë të suksesshëm me të cilët Shqipëria krenohet dhe fjalën e tyre e dëgjon, e respekton dhe e do patjetër sepse është një fjalë që vjen nga zemra. Ato që korifej të skenës shqiptare si i madhi Robert Ndrenika, Bujar Asqeriu etj, mënyra sesi e shprehën shqetësimin, atë çfarë buroi nga zemra e tyre është pikërisht ajo që shqiptarët mendojnë dhe duhet ta dinë që përmes fjalës së tyre shqiptarët kanë kuptuar që kryeministri i tyre është kundër shqiptarëve”, tha ndër të tjera Vasili.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej