Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Me të zeza në Kuvend, historia tronditëse e deputetes së PS

Nga Media 1

Ajo gjeti forcë për ecur përpara, pavarësisht se jeta e rrëzoi dhe gjunjëzoi. Vetëm pak kohë më parë, një aksident tragjik i mori njerëzit më të dashur të familjes, djalin dhe vëllanë. E ndërsa tashmë ajo ngjit shkallët e Parlamentit për të përfaqësuar qytetarët dhe për të dhënë një mesazh të fortë, se duhet të shohësh përpara, edhe nëse rrugës mund të humbasësh gjëra tepër të rëndësishme.

Bëhet fjalë për deputeten e Partisë Socialiste në Lushnje, e cila tërhoqi jo pak vëmendje në seancat e para të këtij sesioni parlamentar, ku u shfaq e veshur në të zeza. Tatjana Piro është gruaja e hekurt, që gjen forcën të vazhdojë jetën dhe të dëgjojë hallet e qytetarëve, edhe pse mbart mbi supe plagë mjaft të rënda.

Një aksident tragjik i mori asaj djalin dhe vëllanë, çka bëri që deputetja të mbajë “petkun” e zi edhe në sallën e Parlamentit. Fotoja është publikuar nga Agim Rama, i cili jep dhe një mesazh të shkurtër, teksa e cilësoi atë një nënë me shumë dhimbje.

“Adelina Rista me deputeten e Lushnjes Tatiana Piro, një nënë me shumë dhimbje nga fatkeqësitë e jetës. Urimë në mandatin e parë dhe ngushëllime të sinqerta”.

/Shqiptarja.com/

Komente (1)

  1. Tatjana eshte nje nga grate shqiptare qe di ti perballoj me devotshmeri dhe dinjitet sfidat e jetes dhe te mos mposhtet nga asgje, por te ece perpara!

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej