Ka than' i moçmi: 

"Çlirim i një populli nuk do të thotë liri e tij duke skllavëruar një tjetër."

Faik Konica

Të shtunën protesta në Colmar të Francës për Haradinajn

Nga Skenderi 0

Shqiptarët që jetojnë në Francë, në shenjë pakënaqësie për rastin e ndalimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj po organizojnë një protestë që do të mbahet në Colmar të Francës, ditën e shtunë në orën 12.

Sipas njoftimit të dërguar nga organizatori, është moment  historik që të gjithë shqiptarët të dëshmojnë se janë bashkë dhe janë një.

Ky është njoftimi  i plotë:

Meqenëse autoritetet e Republikës së Francës nuk sollën vendimin e drejtë dhe të shumëpritur nga populli shqiptar për lirimin e menjëhershëm dhe të pakusht të  z. Ramush Haradinajt, Këshilli Organizativ për lirimin e z.Ramush Haradinajt fton të gjithë shqiptarët që ndodhen në Evropën Perëndimore që të mobilizohen si asnjëherë më parë dhe me pjesëmarrjen masive të dëshmojmë se kur janë në pyetje interesat tona kombëtare SHQIPTARËT JANË NJË!

Ftojmë të gjitha strukturat e organizatave politike, shoqatave, klubeve dhe formave tjera të organizuara të shqiptarëve në Evropën Perëndimore që të bashkuar të kërkojmë që autoritetet e drejtësisë franceze dhe të shteteve tjera demokratike të mos veprojnë sipas urdhrave politik të regjimit të Beogradit.

Është moment historik që shqiptarët e Kosovë, Maqedonisë, Luginës së Preshevës, Malit të Zi dhe të Shqipërisë të dëshmojmë se JEMI NJË!

Lirimi i PAKUSHT dhe i MENJËHERSHËM i z.Ramush Haradinajt është mesazhi që presim nga demokracitë perëndimore.

Protesta do të mbahet në këtë adresë:

9 AVENUE RAYMOND POINCARÉ, 68000 COLMAR, FRANCE.

/Indeksonline/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej