Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Të rinjtë e fshatit në Mirditë letër të hapur: Na ndihmoni, nuk duam të ikim nga Shqipëria (foto)

Nga Klodiana 0

Të rinjtë e fshatit Domgjon në Famullinë e Fanit, në Mirditë me anë të një letre të hapur i drejtohen Kryetarit të Bashkisë, Ipeshkvit të Rrëshenit, drejtores së shkollës Domgjon dhe drejtorit të Fanit. Ata kërkojnë ndihmë për përmirësimin e vendit, në mënyrë që të rinjtë të mos largohen nga vendi ynë.

Letra e plotë

Një letër e hapur nga të rinjtë e fshatit Domgjon në Famullinë e Fanit për popullsinë, Kryetarin e Bashkisë, Ipeshkvin e Rrëshenit, drejtoreshën e shkollës Domgjon dhe të drejtorit të Fanit. Letra është shkruar në korrik. Ipeshkëvit iu dorëzua sot para meshës në Domgjon.
Një brez i ri po rritet falë Zotit.

Domgjon më 29.07.2017

Letër e hapur për popullin,

Kryetari i Bashkisë dhe Ipeshkëvi,

Drejtoresha e Domgjonit dhe Drejtori i Fanit.

Të Nderuar,

Ne që po ju shkruajmë jemi një grup të rinjsh nga Domgjoni, që kemi reflektuar për një javë të tërë për gjërat e mira dhe gjërat që mund të përmirësojmë dhe ju shkruajmë, sepse ne e dimë që ju mund të bëni diçka.

Ju kërkojmë popullit dhe kryetarit të Bashkisë që të vendosim kosha ku mund të hedhim mbeturinat dhe ne si banorë të ndërgjegjësohemi dhe të mbajmë pastër ambjenitn, oborrin e Kishës, mirëmbajtjen e varrezave si dhe zhvillimin e organizimeve të ndryshme kulturore për të rinjtë në fusha të ndryshme si: sport, art, muzikë etj.

Ne mendojmë që kemi ambjente dhe bukuri të rralla natyrore që mund të promovohen turistikisht që ne të rinjtë nuk duhet të largohemi nga vendi ynë. Ndër të tjera kërkojmë që infrastruktura të çohet deri në fund, të bëhen rikonstruktime për shkollën dhe ne si të rinj të angazhohei t’i mirëmbajmë ato. Duam që qendra shëndetsore të jetë e hapur në shërbim të popullit, që infermierët të jenë gjithmonë prezentë. Gjthashtu kërkojmë që të ndihmohen të varfërit që jetojnë në kushte të vështira jetese.

Ju kërkojmë drejtorëve të shkollave të ndihmojnë nxënësit të cilët janë të shkëlqyer në mësime t’u japin bursa për të vazhduar shkollën. Gjithashtu kërkojmë që mësuesit të jenë të profilizuar dhe të zgjidhen në bazë të meritave.

Ipeshkëvit i kërkojmë të ndihmojë që të varfërit të mos ndihen të braktisur. Ne si të rinj mund të angazhohemi që t’i ndihmojmë me mundësitë tona. Ne agazhohemi gjithashtu që të mbështesim shoqatën e karitasit. Ju kërkojmë që të na organizoni takime shpirtërore për ne të rinjtë, që neve të na e bëjnë më të lehtë njohjen e Jezusit në jetën tonë të përditshme. Ne angazhohemi që të marrim pjesë në këto takime.

Ju falenderojmë për vëmendjen që na jepni duke lexuar këtë letër. Ne jemi të bindur që përgjigjen do të na e jepni pozitive. Kështuqë të gjithë ne mund ta bëjmë vendin tonë më të bukur.

Faleminderit.

Të rinjtë e Dmgjonit.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej