Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Të jesh kundër qeverisë, që shiti Çështjen Çame, na del se je i pabesë

Nga 27.al 0

Një histeri virtuale ka shpërthyer ngado, ku dallkaukët kanë zë, veçanërisht të udhëhequr nga gjirizi i propagandës së qeverisë. Kjo, sepse pas qëndrimit e vetme në opozitë, PDIU ka vendosur të nisë negociatat për t’u bërë pjesë e opozitës së bashkuar. Natyrisht, qeveria e tepsisë, e cila donte për vete tepsinë, kusinë, garuzhden, kazanin e rakisë, topin e hallvës, e ka kuptuar që vetmia mund të jetë e virtytshme për asketin e shkretëtirës, por vrasëse për politikën.

Ja ka fajin kush? Jo. Veç një vit më parë timonieri shkonte katund më katund dhe shpallte aleancën me qytetarët. Falë kësaj aleance, shqiptarët po ikin masivisht nga Shqipëria, ndërsa shkollat mbyllen se nuk kanë nxënës. Falë kësaj aleance, 60 për qind e shqiptarëve këtë verë nuk paguanin dot një javë pushime, ndaj nuk i bënë fare. Falë kësaj aleance, të hënën që të kalosh në Rrugën e Kombit duhet të tundësh evrot. Falë kësaj aleance, vetë timonieri po del e po shpërndan ushqime tek ata që nuk mbushin barkun me bukë. Falë aleancës me qytetarët, timonieri po shet detin, kufirin tokësor me Greqinë, kurse Çamërinë po do ta bëj kabuni që ta përpijë me grushte. Falë kësaj aleance, po ha copa Kosove në një poç me Vuçiçin.

Vetëm një vit më parë udhëheqësi i tasit të groshës hidhte të paktën 20 milionë euro në Tiranë që të përpinte mandatet e PDIU-së. Dhe kur e pa që nuk ia doli dot, grabiti mandatin e Shpëtim Idrizit në kuti, duke dhunuar përfundimisht zgjedhjet. E shpjegoi vetë pse e bëri këtë në një intervistë televizive: “ E përdora Çështjen Çame që të ulja grekët në bisedime”. U ul me ta dhe vuri në diskutim deri emrin e Çamërisë, detin, tokën, luftën italo-greke, për të kaluar tek mitet, letërsia, librat e shkollës.

Prandaj, vendimi i djeshëm i Këshillit Kombëtar i PDIU-së, jo i Shpëtim Idrizit si kërkon ta shesë propaganda e tepsisë, nuk kishte asnjë të papritur.

Të gjithë e dinin që nuk do të kalonte në heshtje nga lepuri në bark, por rikthimi tek sterotipët e pabesisë, tregtisë e kështu me radhë, rrëfen një propagandë të vjetër sa etërit e komunistëve shqiptarë nga rrjedh mbrapshtësia e kësaj qeverie.

Gjithsesi, kësaj here PDIU-së i dha të drejtë vetë Nikos Kotzias, i cili gjatë një vizite në Norvegji ka deklaruar që po diskutohet për ndryshim kufinjsh mes dy vendeve. http://27.al/bomba-e-kotzias-po-diskutojme-me-shqiperine-edhe-per-ndryshime-kufijsh/

Kaq mjafton që shqiptarët, të cilët e kanë një fije vetëdije kombëtare mos të merren me llogje pazari, por të punojnë çdo ditë e pa u ndalur që të bjerë kjo qeveri, e cila për të mbajtur pushtet po shet shtet, e cila për të mëkuar megallomaninë e udhëheqësit të saj, po copëton atdheun, duke rikthyer në krye të agjendës jo Çështjen Kombëtare, por skenarët ogurzinj të vitit 1913.

Shpëtim Idrizi e theksoi dje, se e vetmja pikë përbashkuese me dinamikën e zhvillimeve politike të ditës, me parti apo aleanca të tjera është një dhe vetëm një; Çështja Çame. Kaq ka për detyrë të shpjegojë. Nëse Çështja Çame do të jetë pikë kryesore e programit të opozitës së bashkuar, atëherë PDIU bashkohet në këtë aleancë, por duhet theksuar që në aktivitetin e saj politik nuk udhëhiqet nga asnjë emër i përveçëm, vetëm se nga Çështja Çame si Çështje Kombëtare.

Këtë ka bërë kjo parti në kaq vjet ekzistencë dhe këtë do bëjë, madje tani e ka shumë më të vështirë, pasi nuk ka përballë nacionalizmën greke, por shërbëtorët e saj në qeverisjen e vendit.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej