Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

“Të huaj jemi”, recitimi emocionues i Matildës… ishte për Edi Ramën?!

Nga Media 0

Matilda Makoçi është rishfaqur në publik  duke recituar një poezi të Kadaresë, e titulluar “Të huaj jemi”. Vargjet e kësaj poezie u duk se ishin përshtatur për ata të dy, Matildën dhe Edi Ramën, dikur shumë të dashuruar, më pas bashkëshortë e në fund të divorcuar.

E ftuar në emisionin “E Diell” në Top Channel, Matilda Makoçi foli për rininë e saj si dhe marrëdhënien që ka me djalin e saj të vetëm Gregor Ramën. Makoçi interpretoi poezinë e Kadaresë, vargjet e së cilës, Matilda u duk se ia drejtonte Edi Ramës.

Të huaj jemi

Të huaj jemi ne prej kohës, ç’ish për t’u thënë është thënë

Si gurët që vënë vend në tokë, në jetë, ne vend kemi zënë

Drejt njëri-tjetrit kemi mbyllur të gjitha rrugët dhe shtigjet

Si dy qytete mesjetare, mure, heshta dhe me pirgje

Por, natën kur i lodhur truri portat i mbyll me qetësi

Ti gjen një shteg dhe futesh brenda, një shteg që vetëm ti e di

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej