Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Të gjithë në Tiranë, gati një e treta e popullsisë urbane jeton në kryeqytet

Nga Media 0

Rreth 27% e popullsisë urbane në Shqipëri është e përqendruar në qytetin më të madh të vendit, Tiranën. Portali i të dhënave Our World in Data ka publikuar hartën sipas përqindjes së popullsisë urbane të përqendruar në qytetin mëtë madh të një shteti apo rajoni.

Ndër vendet e rajoni, Maqedonia ka përqindjen më të lartë të popullsisë urbane të vendosur në qytetin më të madh të vendit, me gati 50% të popullsisë. Më pas ndiqet nga Serbia, ku në2017-n, rreth 35.2% e popullsisë urbane ishte e përqendruarnë qytetin më të madh të vendit.

Sipas hartës, Bosnja Hercegovina ka përqindjen më të ulët nërajon me rreth 20.4% të popullsisë urbane të përqendruar në qytetin më të madh të vendit.

Mesatarja botërore është rreth 16%.

Në botë shtetet që kanë përqendrimin më të madh të popullsisë urbane në qytetin më të madh janë Mongolia me thuajse 70% të popullsisë urbane të përqendruar në qytetin mëtë madh të vendit, si dhe disa vendet të Lindjes së Mesme, Afrikës dhe Amerikës së Jugut.

Në vendet e zhvilluara përqindja e popullsisë urbane të përqendruar në qytetin më të madh të vendit është më e ulët, duke qenë se dhe mundësitë e individëve për një jetë me standard janë të njëjta edhe në zonat larg qendrave të mëdha urbane. Kështu për shembull, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vetëm 7% e popullsisë urbane është e përqendruar në qytetin më të madh të vendit, në Itali përqindja e popullsisë urbane llogaritet 9.8% dhe në Gjermani 5.8%.

Mënyra se si shtete të ndryshme klasifikojnë popullsinë në urbane dhe rurale ndryshon. Zakonisht, një komunitetet me mbi 2000 banorë konsiderohet urbane, por përcaktimet kombëtare janë kryesisht të bazuara në madhësinë e komunitetit.

Eurostat përkufizon zonat urbane si grupe të qelizave të pandërprera të një sipërfaqeje prej 1 km2, me një densitet prej të paktën 300 banorë për km2 dhe një popullsi minimale prej 5,000.

Popullsia e një qyteti apo zona metropolitane varet nga kufijtë e zgjedhur. Për shembull, në vitin 1990 Pekini, Kina, përmbante 2.3 milion njerëz në 87 kilometra katrorë të “qytetit të brendshëm” dhe 5.4 milion në 158 kilometra katrorë të “qytetit kryesor”. Popullsia e “rretheve të brendshme dhe rretheve të brendshme periferike” ishte 6.3 milionë dhe ajo e “rrethinës së brendshme, rretheve të brendshme dhe të jashtme suburbane, dhe qarqeve të brendshme dhe të jashtme” ishte 10.8 milion. (Shumica e vendeve përdorin përkufizimin e fundit.)

http://www.monitor.al/te-gjithe-ne-tirane-gati-nje-e-treta-e-popullsise-urbane-jeton-ne-kryeqytet/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej