Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Të gjithë e kanë kapur me portalet, pas vdekjes së të vëllait edhe Dashnor Diko i ka dy fjalë me mediat

Nga Media 0

Mediat online, gjithnjë e më shumë po atakohen nga personazhet publikë. Ajo që vihet re është se pakënaqësia më e madhe vërehet pikërisht  në momentet e dhembjes. Atëherë kur familjarëve veçse u duhet të gjejnë në vete fuqinë për t’i mbijetuar një dhembje të madhe, duhet të shqetësohen edhe për “të vërtetat” virtuale që shpërndahen.

Para pak ditësh aktori Cun Lajçi pas vdekjes së të bijës, ka shkruar:

“Portale” moj Partale
Çka ju duhen pëlqimet me dezinformata, hë mos qofshi.
Bubulina ime vdiq në dhomën e saj e n’prehnin e nanës saj, 
E ju e hudhni prej lagjes në lagje 
dhe konstatoni vdekjen 
përpara mjeksisë ligjore.
Ju lumtë!!!”

Ndërsa pas vdekjes së të vëllait, Dashnor Diko ka shkruar në Facebook:

“Mos të lëntë Zoti pa shokë dhe pa miq…kjo shprehje e urtë popullore ju përket të gjithë juve që me ndenjtët pranë fizikisht dhe virtualisht në momentet e ndarjes nga jeta të vëllait tim të shtrenjtë, respekte maksimale për të gjithë ju, paçi vetëm gëzime në familiet tuaja dhe zoti ju bekoftë….Sa për sqarim për disa portale që nuk dinë të vërtetën e humbjes së vëllait tim dhe për tjetërsimin e të vërtetës nga ana tyre ku sipas tyre thuhet se vëllai im ka ndërruar jetë në dyert e gjykatës pasi ka pasur një çështje gjyqësore. Ju bëj me dije se vëllai im ishte punonjës në atë gjykatë si shofer i kryetares së gjykatës së rrethit Tiranë. Mbas një ndërhyrje kirurgjikale kardiake në USA para pak kohësh, nuk mundi që jeta tij të kishte vazhdim normal, unë nuk mbaj mëri askënd nga ju sepse dhe vetë vëllai më thoshte shpesh: ‘Mundohu ta bindësh tjetrin me paqe dhe mirësinë tënde’, ju përqafoj të gjithëve.”

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej