Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Të gjithë e duan Duan, TIME: Një nga zërat më të fuqishëm të muzikës

Nga Media 0

Pas daljes në skenë, Dua Lipës iu desh vetëm pak kohë që të bënte emrin e saj të njohur në të gjithë botën.

Dua u largua nga Kosova në kohë të vështira dhe jo të lehtë e pati edhe rrugën për tek kjo famë që ka arritur sot.

Revista “TIME” e ka listuar shqiptaren në 10-shen udhëheqëse të brezit të ardhshëm, të këtij viti.

 “Kur Dua Lipa ishte një fëmijë në kor, drejtori i tha se zëri i saj ishte shumë i ulët. Kur ishte 11 vjeç u largua nga Kosova dhe në Londër, luftoi për të gjetur zërin e saj. Që nga dalja e saj e parë në vitin 2015, ajo është shfaqur si një nga zërat më të fuqishëm të muzikës pop, falë një sërë himnesh të fuqishme”, shkruan TIME.

Ndërsa në shkrim nuk lihet pas edhe sensibilizimi mbi pavarësinë e vajzave që Dua bën shpesh në rrjetet sociale.

“Vajzat duhet të kujdesen për vajzat gjatë gjithë kohës”, thotë Lipa.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej