Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Të drejtat e njeriut në botë, DASH: Në Shqipëri, korrupsion dhe blerje votash

Nga Media 0

Mosndëshkimi i zyrtarëve që kryejnë abuzime, korrupsioni dhe presioni politik ndaj medias së pavarur janë disa prej problemeve që shënjuan Shqipërinë, sipas raportit të departamentit amerikan të shtetit për të drejtat e njeriut në botë.

Raporti i kushton një kapitull më vete zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, që siç thuhet çuan në krizë të thelle politikën shqiptare.

DASH citon akuzat për blerje votash dhe presionet ndaj votuesve, parregullsi këto të vërejtura nga përfaqësuesit e OSBE-së.

Raporti i DASH për Shqipërinë

Sipas DASH, zyrtarët, politikanët, gjyqtarët dhe personat me interesa të fuqishme biznesi shpesh ishin në gjendje të shmangnin ndjekjen penale. Korrupsioni vazhdoi të ishte një problem serioz në radhët e policisë.

Raporti thekson se media e pavarur ishte aktive dhe shprehu një larmi pikëpamjesh, megjithëse pati përpjekje për të ushtruar presion politik dhe ekonomik të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë mbi median, duke përfshirë kërcënimet, dhe dhunën ndaj gazetarëve që u përpoqën të hetonin krimin dhe korrupsionin.

“Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve kufizuan mediat e pavarura të shtypit. Gazetarët besohet se praktikuan vetë censurimin”, thuhet në raport.

https://a2news.com/2019/03/14/te-drejtat-e-njeriut-ne-bote-dash-ne-shqiperi-korrupsion-dhe-blerje-votash/?fbclid=IwAR3OHe3x5G2tDrBeMW2Yrf3sYpI7Ujji7mJiol5ZxQvjdpoUlCX-nGqP2Zc

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej