Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Të dielën, i jepet lamtumira mjeshtrit të letrave shqipe Dritëro Agolli

Nga Klodiana 0

Ministria e Kulturës ka bërë të ditur vendimin e marrë nga Komisioni Shtetëror për homazhet e Dritëro Agollit, do të mbahen të dielën në Pallatin e Kongreseve nga ora 10.30-13.00.

Ceremoniali do të përmbajë një nderim të veçantë për shkrimtarin duke krijuar dhe hapësirën e mundësinë për të afërmit, miqtë, njerëz të artit dhe të kulturës, lexues apo dashamirës, të marrin fjalën për një mesazh të shkurtër publik lamtumire.

Shkrimtari i njohur Dritëro Agolli u nda nga jeta më 3 shkurt, në moshën 85-vjeçare.

Jeta dhe vepra e tij i kanë dhënë botës shqiptare aq shumë dashuri dhe virtyt sa emri dhe nderimi ndaj tij do të mbijetojë nëpër kohëra.

Ai ishte për shumë vite kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve gjatë regjimit komunist, gazetar i shtypit të asaj kohe dhe deputet për afro 3 dekada në tranzicionin mes dy sistemeve politike.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej